Predha e fishekë të vërtetë/ NATO tregon “muskujt” në Rumani, pjesë edhe policia ushtarake shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Predha e fishekë të vërtetë/ NATO tregon “muskujt” në Rumani, pjesë edhe policia ushtarake shqiptare

NATO edhe njëherë vendosi të tregojë forcën e saj, në kufijtë lindorë, vetëm pak kilometra larg një prej fuqive që konsiderohet kërcënim për aleancën, Rusisë.

 

Në Cinku të Rumanisë, 12 shtete dhe mbi 9.000 trupa morën pjesë në stërvitjen Steadfast Defender 21. Zyrtarë më të lartë të NATO-s, ambasadorë të vendeve anëtare, por edhe media të ardhura nga Rusia, ndoqën nga afër se si Aleanca mund t’i kundërpërgjigjet një sulmi ndaj cilitdo shteti që është pjesë e Aleancës.

 

Advertisement

Ndryshe nga shumë stërvitje të tjera, në të, gjithçka ishte reale, që nga fishekët e deri tek predhat e lëshura nga avionë apo helikopterë.

 

Pjesë e kësaj stërvitjeje ishte dhe një togë e Policisë Ushtarake Shqiptare, e cila mori vlerësimet maksimale.

 

Advertisement

Por ajo që tërhiqte vëmendjen e vizitorëve jo ushtarakë, ishte uniforma e efektivëve tanë, e cila dallonte nga gjithë të tjerët.

 

Për Major Bledar Bimaj, kjo stërvitje ishte një dëshmi e rritjes së profesionalizimit të ushtrisë shqiptare.

 

Advertisement

Major Bledar Bimaj

“Ne si polici ushtarake provuam që jemi të aftë të dsilokohemi në distanca të largëta. Provuam që jemi të aftë që të arrijmë të përballemi me të njëjtat kapacitete të deklaruara, si vendet e tjera, pavarësisht se ne nuk gjuajmë me armë të rënda, ne kemi pjesën tonë. Ne kemi arritur të ndërthuremi shumë mirë brenda këtyre njësive dhe të realizojmë objektivat.”

 

Thimi Samarxhiu, gazetar i Vizion Plus

Advertisement

“Mbi 9.000 forca nga 12 shtete janë angazhuar këtu në Rumani, në këtë fushëbetejë këtu për të dëshmuar edhe një herë forcën e Aleancës. Aleancë në të cilën Shqipëria bën pjesë dhe, Shqipëria është e përfaqësuar këtu me mbi 40 policë ushtarakë.”

Predha e fishekë të vërtetë/ NATO tregon “muskujt” në Rumani, pjesë edhe policia ushtarake shqiptare

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy