
Kundërshtari i Vladimir Putin, Alexei Navalny kërkon të marrë ilaçe për të përballuar dhimbjet në këmbë, ndërkohë që është në burg.
Ai deklaroi se kërkesa e tij për trajtim mjekësor është refuzuar dhe denoncoi se një roje e zgjon atë çdo orë gjatë natës, me qëllim që të përkeqësojë gjendjen e tij shëndetësore.
Advertisement
Anëtarët e Komitetit të Mbikëqyrjes Publike vizitoi të premten në burg Navalnyn, për të parë gjendjen e tij.
“Mësuam se ai kishte dhimbje në këmbë dhe na kërkoi ndihmë për ilaçe që i lehtësojnë dhimbjet. Ai ende nuk mund të ecë”, u shpreh kreu i Komitetit, Vyacheslav Kulikov.
Advertisement
Por nuk ka asnjë sqarim nëse Alexei Navalny e mori ilaçin që kërkoi. E vetmja gjë që dihet, është se kërkesa e tij është regjistruar zyrtarisht.