Ndahen çmimet “Golden Globe”/ Triumfon drama “Nomadland”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndahen çmimet “Golden Globe”/ Triumfon drama “Nomadland”

Nën kufizimet e pandemisë, cermonia e ndarjeve të çmimeve Glden Globe” u zhvillua në mënyre virtuale, duke mos penguar që prodhimet më të mira kinematografike të nderoheshin me Globin e Arte.

Drama “NomadLand”, e regjisores kineze Chloe Zhao, e cila rrefen jetën nomade të një gruaje që humbi gjithçka dhe komedia “Borat Subventive Movie Film” që subjekt ka udhëtimin në Amerikë të një gazetari nga Kazakistani, mblodhën çmimet kryesore të edicionit të 78, i cili u mbajt mbrëmjen e së dielës.

Në këtë cermoni të rëndësishme, e cila i hap rrugën asaj më të madhes, Oscar, fitorja më domethënëse, ishte e Chloe Zhaos, e cila u nderua si regjisorja më e mirë, duke e bërë të dytë grua në historinë e Golden Globe që rrëmben këtë çmim dhe të parën regjisore aziatike.

 

Advertisement

CHLOE ZHAO

REGJISORE

“Për të gjithë ata që kanë kaluar këtë udhëtim të vështirë dhe të bukur në një moment të jetës së tyre. Ne nuk themi lamtumirë. Ne themi: Shihemi poshtë rrugës.”

 

Advertisement

Protagonistja e filmit “The Mauritanian”, Jodie Foster rrëmbeu Globin e Artë si aktorja më e mirë për 2020-ën, ndersa Catherine O’hara si aktorja më e mirë e seri Komedisë “ Schitt’s Creek”.

Skenari më i mirë u vleresua ai i dramës “Trial of the Chicago 7”, shkruar nga skenaristi Aaron Sorkin.

“Netflix” që hyri me 42 nominime në Golden Globe, mori gjymsën e çmimeve, duke rrëmbyer trofetën e kategorisë së televizionit, ku drama më e mirë e transmetuar në këtë platformë u shpall “The Croun”.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy