Ndahet nga jeta ish-eurodeputeti Eduard Kukan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndahet nga jeta ish-eurodeputeti Eduard Kukan

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare ish-ministri i Jashtëm sllovak dhe ish-deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan.

 

Ai drejtoi diplomacinë e Sllovakisë nga viti 1998 deri në vitin 2006 dhe ishte eurodeputet nga viti 2009 deri në 2019.

 

Advertisement

Në disa raste, ai është bërë pjesë e delegacioneve ndërkombëtare për zgjidhjen e krizave politike në vendin tonë. Kukan ishte pjesë e delegacionit të PE që ndërmjetësoi në dialogun ndërpartiak të Serbisë për kushtet e zgjedhjeve në vitin 2019 dhe përpara votimit të këtij prilli. Po ashtu, ia ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i OKB-së për Kosovën.

 

“Duke shërbyer në kohë tepër kërkuese, ai ia kushtoi jetën ndërtimit të Shërbimit të Jashtëm të Sllovakisë. Vendimet e tij vendimtare bënë të mundur anëtarësimin tonë në Bashkimin Europian dhe NATO. Pa të, historia e Sllovakisë mund të kishte qenë tepër e ndryshme”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë në Tëitter.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy