Ndërpriten bisedimet për marrëveshjen bërthamore të Iranit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërpriten bisedimet për marrëveshjen bërthamore të Iranit

Negociatorët kanë ndërprerë bisedimet, që kanë për qëllim ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit. Ata janë kryer në shtetet e tyre për konsultime, tha i dërguari i Bashkimit Evropian për këto bisedime, Enrique Mora.

Mora nuk dha detaje se kur mund të rinisin bisedimet, por tha se është bërë përparim dhe se pjesëmarrësit do të kenë një ide më të qartë se si do të përmbyllet marrëveshja, kur të kthehen nga konsultimet.

I dërguari i Rusisë, Mikhael Ulyanov u tha gazetarëve se bisedimet do të rinisin, por Mora tha se negociatorët po riktheheshin në shtetet e tyre.

Negociatorët “bën vlerësimin e përparimit domethënës të bërë në bisedimet e Vjenës, përfshirë edhe raundin e gjashtë dhe vendosën të bëjnë një pushim, që do t’u lejojë pjesëmarrësve që të konsultohen me kryeqytetet e tyre për përgatitjet rreth atij që supozohet se do të jetë raundi i fundit i negociatave”, tha Ulyanov.

Advertisement

Në bisedimet në Vjenë marrin pjesë Irani dhe gjatë fuqitë botërore që kanë nënshkruar marrëveshjen. Bisedimet kanë nisur në muajin prill.

Kryenegociatori i Iranit, Abbas Aqaqchi më herët tha se palët janë afruar drejt ringjalljes së marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 dhe shtoi se ai pret që negociatorët të kthehen në shtetet e tyre respektive për konsultime.

“Ne jemi afër arritjes së marrëveshjes, por distanca që ekziston ndërmjet nesh dhe marrëveshjes nuk do të jetë punë e lehtë që të tejkalohet”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore e Iranit më 2018.

Advertisement

Që prej se presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, Teherani ka rinisur pasurimin e uraniumit, që mund ta çojë këtë shtet drejt zhvillimit të armëve bërthamore.

Pasardhësi i Trumpit, presidenti Joe Biden, ka shprehur vullnetin e tij për t’iu ribashkuar marrëveshjes, pasi Uashingtoni të jetë i sigurt se Teherani do të respektojë zotimet e tij../ REL

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy