“Ndihesha i dobët”, i riu paralizohet pas injektimit të vaksinës Johnson & Johnson

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ndihesha i dobët”, i riu paralizohet pas injektimit të vaksinës Johnson & Johnson

George Vagiannidis është i riu që disa javë më pare mori dozën e vaksinës Johnson & Johnson.

Por për të riun gjërat nuk shkuan ashtu siç ai priste. Me anë të një postimi në Instagram ai ka sqaruar se disa ditë pasi ka bërë vaksinën ai është dashur të shtrohet në spital si pasojë e disa komplikacioneve.

George është shtruar në spital pasi nuk mund të qëndrojë në këmbë apo të ecë vetë, pavarësisht se i ndjen këmbët. Ai shkruan se mjekët nuk i kanë thënë që ky mund të jetë një efekt anësor i vaksinës, por thekson se nuk ka pasur më herët probleme shëndetësore.

Advertisement

Postimi i plotë i tij:

Mirëmbrëma, emri im është George Vagiannidis.

Për shkak se shumë gjëra janë thënë kohët e fundit, më duhet të sqaroj pozicionin tim, në mënyrë që të mos ketë hamendësime të mëtejshme për gjendjen time shëndetësore.

Advertisement

Të mërkurën, 1 shtator, unë caktova një takim për vaksinimin tim me vaksinën Johnson&Johnson. Theksoj se ishte zgjedhja ime dhe askush nuk më nxiti ta bëja këtë. Kështu shkova në Spitalin e Përgjithshëm të Katerinit dhe e bëra. E gjithë kjo rreth orës 16.00. Bëra procedurën e nevojshme, plotësimin e formularit dhe e gjitha çka më thanë ishte “Prisni një 15 minuta dhe nëse ndjeni diçka na informoni”. Nuk u ndjeva asgjë, kështu që ika.

Rreth orës 23.00, u shtriva për të fjetur dhe fillova të mos ndihem mirë. Isha shumë i ftohtë, ndihesha i dobët. Simptomat filluan të përkqeësohen. Pata ethe, marrje mendsh, ndihesha i dobët.

Më pas temperatura më shkoi 39.9. Në orët e para të mëngjesit shkoj në spital. Ndërkohë që isha duke pritur te urgjenca, fillova ndjeva mpirje. Më pas më ekzaminuan neurologët edhe sot e kësaj dite jam në ekzaminim e sipër.

Gjithçka doli shumë mirë. Ditët kalonin.

Advertisement

Neurologu më tha: “Ju nuk keni asgjë anormale bazuar në testet që kemi bërë për ju deri më tani.”

“Mund të jetë psikologjike”, tha.

Ajo që nuk kanë thënë me siguri, megjithatë, është se mund të jetë për shkak të vaksinës.

“Asnjë efekt anësor i tillë nuk është gjetur në vaksinë. Ne e përjashtojmë atë, pasi incidente të ngjashme me tuajin do të ishin gjetur, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani”, më tha neurologu.

Advertisement

Sot. E hënë 13 shtator. Është dita e 12 -të që ndodhem në spital, nuk mund të qëndroj në këmbë e as të eci, këmbët e mia bëjnë disa lëvizje bazë, i ndjej, muskujt tkurren, kështu që unë nuk konsiderohem i paralizuar.

Unë bëj fizioterapi çdo ditë, kam parë përmirësim në krahasim me ditët e mëparshme. Kam mendime pozitive. Unë nuk dorëzohem. Do ta luftoj. Do të përpiqem. Do lodhem. Do ja dal.

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy