Ndryshe nga Putin-i, Perëndimi nuk e di se çfarë do në Evropën Lindore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndryshe nga Putin-i, Perëndimi nuk e di se çfarë do në Evropën Lindore

Ndërsa trupat ruse grumbullohen në kufijtë e Ukrainës, që mund të shkaktojë luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945, e gjithë bota po përpiqet të hamendësojë qëllimet e presidentit rus, Vladimir Putin.

Por pyetja strategjike që duhet të bëjnë demokracitë e Evropës dhe Amerikës së Veriut, është se cilat janë synimet e tyre?

Qëllimi afatgjatë i Putinit në Evropën Lindore është një fakt që dihet dhe krejtësisht i qartë.

Ai dëshiron që të rivendosë sa më shumë të jetë e mundur statusin e fuqisë së madhe dhe sferën e ndikimit që Rusia humbi në mënyrë dramatike 30 vjet më parë, me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në dhjetor 1991.

Advertisement

Taktikat e tij si gjithmonë çojnë në hamendësime.

Që nga viti 2008, kur Putin siguroi dy pjesë të Gjeorgjisë me forcë, dhe me siguri që nga pushtimi i Krimesë në 2014-ën, ka qenë e qartë se ai është gati të përdorë çdo mjet.

Këtu duke filluar që nga diplomacia dhe dezinformimi, deri te sulmet kibernetike dhe në fund, lufta.

Perëndimi, siç vepron në situata të ngjashme, ka kontribuar në këtë krizë me konfuzionin dhe mosmarrëveshjet e brendshme për qëllimet që ka në Evropën Lindore.

Advertisement

Nëse mund të flitet ende për një Perëndim të vetëm gjeopolitik – në thelb ai i ka kaluar vitet duke dështuar që të vendosë midis dy modeleve të ndryshme të rendit në Euroazi.

Këto modele mund të quhen, në stenografi, Helsinki dhe Jaltë.

Deri më tani qëllimi i menjëhershëm i Perëndimit duhet të jetë ndalimi i një pushtimi rus të Ukrainës, por pas kësaj qëndron kjo zgjedhje më e madhe.

Në letër, të gjithë në perëndim pajtohen me modelin e Helsinkit.

Advertisement

Ky model shpalos një Evropë të shteteve të barabarta, sovrane, demokratike të pavarura, që respektojnë shtetin e së drejtës dhe të përkushtuar për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve me mjete paqësore.

Modeli alternativ është Jalta.

Samiti i shkurtit 1945, midis Joseph Stalinit, Franklin D. Roosevelt dhe Winston Churchill në Jaltë të Krimesë, u kthye në një sinonim të fuqive të mëdha që gdhendin Evropën.

Rezultati kryesor i Konferencës së Jaltës ishte ndarja e Gjermanisë në zona të administruara nga forcat britanike, franceze, sovjetike dhe amerikane.

Advertisement

Propozimet e fundit të Rusisë për SHBA-të dhe NATO-n përbëjnë kërkesën e asaj që analistët rusë në fakt e kanë quajtur “Jalta 2”.

Duke shfaqur standardet e dyfishta që kanë karakterizuar qasjen e Evropës Perëndimore ndaj Evropës Lindore për shekuj me radhë, njerëzit që do të indinjoheshin plotësisht nga nocioni se Polonia mund të kishte të drejtën e vetos se në çfarë aleance mund të bashkohej Gjermania – janë po ato që shfaqin lumturi që Rusia ka veton mbi zgjedhjet e aleancës së Ukrainës.

Evropianët perëndimor të cilët do të bërtisnin “fashizëm” për pretendimet territoriale të një pakice daneze në Gjermaninë veriore ose të një pakice gjermanishtfolëse në veri të Italisë, e shohin “të kuptueshme” që Moska duhet të bëjë pretendime të tilla ndaj Ukrainës.

Nëse përballë një agresori, i cili është i përgatitur për të përdorur mjete të dhunshme që të destabilizojë dhe shpërbëjë një shtet evropian, Perëndimi refuzon të furnizojë Ukrainën me armë mbrojtëse dhe mbështetet vetëm te monitoruesit e OSBE-së dhe negociatat diplomatike, në fakt ai po e pranon Jaltën duke pretenduar se po bën Helsinkin.

Advertisement

Ai po e bën luftën më të mundshme duke dështuar në mbrojtjen e paqes.

Socialdemokratët gjermanë – dikur shpikësit e versionit të shkëlqyeshëm novator gjermano-perëndimor përfaqësojnë sot një lloj Jalte të turpëruar, Jalte që nuk guxon të flasë emrin e saj.

Që kur një mosmarrëveshje e madhe në samitin e NATO-s të vitit 2008 prodhoi një deklarate publike se Ukraina dhe Gjeorgjia do t’i bashkoheshin NATO-s, kombinuar kjo me një “mirëkuptim privat” se NATO-ja nuk do të bënte asgjë serioze, Perëndimi ka qenë i mbërthyer në këtë gjendje konfuzioni strategjik.

Që atëherë, ai ka qenë gjysmë i hapur ndaj Ukrainës, duke e mbështetur gjysmën e saj: pavarësinë, integritetin territorial dhe tranzicionin për të qenë një shtet evropian i qëndrueshëm, sovran dhe demokratik.

Advertisement

Ukraina nuk është në NATO, as nuk do të jetë së shpejti, por NATO-ja është në Ukrainë.

Shtetet anëtare, përfshirë SHBA-të dhe Britaninë e Madhe, kanë furnizuar me armë dhe kanë personel trajnimi ushtarak atje.

Ukraina nuk është në BE, as nuk do të jetë së shpejti, por BE-ja është në Ukrainë.

BE-ja ka programe të rëndësishme për të mbështetur tranzicionin politik, ekonomik dhe mjedisor të vendit.

Advertisement

Perëndimit i duhet më në fund të bëjë zgjedhjen strategjike.

Ai duhet të ndjekë me vendosmëri modelin e Helsinkit. Vendet duhet t’i përkushtohen, me durim dhe në mënyrë të vazhdueshme, qëllimit të një Evrope të plotë, të lirë dhe në paqe – jo thjesht ta thonë atë, por ta kuptojnë.

Një komponent thelbësor i këtij vizioni afatgjatë është se ai është i hapur ndaj një Rusie të vërtetë demokratike pas Putin-it.

Kur disa zyrtarë me peshë nga struktura gjermane e sigurisë propozuan kohët e fundit që anëtarësimi në NATO t’i ofrohet Rusisë, disa mund ta kenë hedhur poshtë këtë si “rusofili të egër gjermane”.

Advertisement

Por në parim ata kishin saktësisht të drejtë.

Përballë një superfuqie të sigurt kineze, ka çdo arsye pse një Rusi demokratike do të ishte një anëtare shumë e dëshirueshme e një aleance sigurie mbrojtëse që lidh Amerikën e Veriut, Evropën dhe Euroazinë.

Marrëdhëniet me BE-në do të jenë më të komplikuara, por arkitektura evropiane tashmë strehon vende të rëndësishme që nuk janë anëtare të BE-së.

Pra, kjo strategji është kundër Putinit, por pro-Rusisë.

Advertisement

Disa vite më parë, edhe një shumicë e rusëve mund ta kishte hedhur poshtë këtë dallim, duke pranuar në mënyrë implicite pretendimin si car të Putin-it.

Në politikë dhe diplomaci, si në fusha të tjera të jetës, duhet një aftësi për të bërë kompromis dhe për të jetuar me marrëveshje të papërsosura, të përkohshme.

Por gjithashtu Perëndimi duhet të dijë se çfarë dëshiron. Putini po, e di . Kështu duhet edhe Evropa.

Artikull i shkruar nga Timothy Garton, ekskluzivisht për “The Guardian”, përshtatur për Albanian Post

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy