“Ne po e ndihmojmë më shumë Ukrainën”, Trump: Gjatë presidencës time NATO u bë më e fortë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ne po e ndihmojmë më shumë Ukrainën”, Trump: Gjatë presidencës time NATO u bë më e fortë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë të hënën kritikat e shumta që mori për kërcënimet e tij në lidhje me NATO-n, duke siguruar se gjatë mandatit të tij ai e bëri Aleancën të fortë.

Trump, favoriti për të fituar nominimin republikan për zgjedhjet e nëntorit, tha të shtunën se do të inkurajonte Rusinë të sulmonte vendet anëtare të NATO-s që nuk japin mjaftueshëm para për shpenzimet e tyre ushtarake.

“E bëra NATO-n të fortë dhe madje edhe demokratët e majtë dhe pseudo-republikanët e pranojnë këtë”, tha ish-presidenti për Truth Social.

“Kur u thashë 20 vendeve që nuk po paguanin pjesën e tyre të drejtë se do të duhej të paguanin ose nuk do të përfitonin nga mbrojtja amerikane, paratë rrodhën”, shtoi ai.

Advertisement

“Por tani që nuk jam aty për të thënë ‘duhet të paguani’, ata kanë filluar sërish”, vazhdoi Trump.

Donald Trump, i cili ka të ngjarë të përballet me Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit, shpesh akuzon aleatët e SHBA-së në NATO se nuk i përmbushin angazhimet e tyre për shpenzimet ushtarake. Republikani komentoi gjithashtu dje se paratë që SHBA i ka ofruar Ukrainës janë shumë më tepër se ato që ka ofruar NATO. Dhe kjo në një kohë kur në Kongres po zhvillohen negociata të vështira për dhënien e një pakete të re ndihme për Kievin në vlerën 60 miliardë dollarë.

Advertisement

“Ne po ndihmojmë Ukrainën me më shumë se 100 miliardë dollarë më shumë se NATO-ja”, tha Trump.

“NATO duhet të barazojë tani. Përndryshe, do të jetë Amerika e para”, përfundoi ai, duke iu referuar parimit qendror të politikës së jashtme gjatë presidencës së tij. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy