Negociatori: Kush është njeriu me kostum blu, që flet me të këqinjtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Negociatori: Kush është njeriu me kostum blu, që flet me të këqinjtë

Nëse një amerikan është peng i një regjimi armiqësor, në një moment të caktuar vjen ai. Portret i Bill Richardson, njeriut me kostum blu që flet me të këqinjtë.

Il Foglio

Fotoja e parë e bërë në pistën e aterrimit të aeroportit Doha në Katar. Në imazh shihet Danny Fenster, gazetari i arrestuar rreth 6 muaj më parë nga junta ushtarake e Mianmarit, me maskë, një berretë në kokë dhe me sandalet me gisht, pamjen e hutuar të kujt sapo është zgjuar nga një ëndërr e keqe. E shtrëngon një njeri tjetër me shikim të thellë dhe një kostum blu, autori i të gjithë operacionit të shpëtimit. Ajop fotografi njoftonte çlirimin e qytearit amerikan dhe kryeredaktorit të “Frontier Myanmar” Danny Fenster, që ushtarakët birmanë e kishin dënuar para pak orësh me 11 vite burg, dhe ai që e ka shpërndarë në rrjetet sociale të hënën e kaluar ka qenë pikërisht Bill Richardson, subjekti tjetër i fotos: negociatori. Që nuk ka ka as fytyrën dhe as fizikun e një truprojeje, nuk vesh ndonjë uniformë dhe nuk ka ndonjë formacion në forcat speciale, bile vesh atë kostumin blu – më rrallë këmishë xhins, bolo tie dhe kapele kaubojsi.

Nuk e fsheh fytyrën e tij nën një kalim mali dhe bile i do shumë telekamerat. Me ardhjen e tyre në New York, sapo zbret nga makina, është Richardson ai që i thërret babait të Fenster: “Afrohu!”, i thotë duke qeshur. Pastaj nën disa hapa prapa – është momenti ku në qendër të skenës duhet të jenë përqafimet midis amerikanit që prej muajsh ka qenë peng i regjimit armiqësor dhe familja e tij – dhe pret momentin e tij përpara telekamerave të gazetarëve. Pak fjalë, përpara se të fluturojë sërish në Mianmar. “I jemi mirënjohës që Danny është në shtëpi. Kjo vlen më shumë se gjithçka dhe i jep kujtim gjithçkaje që po bëjmë. Por ka shërbyer një konfrontim i drejtpërdrejtëme liderin e Mianmarit dhe në total 4 takime, dy formalë dhe dy informalë, dhe ka qenë një gjest humanitar…”.

Advertisement

Kur një qytetar amerikan ndalohet, arrestohet, rob i një regjimi armiqësor, shumë shpesh, në një moment të caktuar të historisë, papritmas shfaqet figura e Bill Richardson. Ka ndodhur edhe disa javë më parë kur ka fluturuar në Yangon dhe është pritur nga gjenerali Min Aung Hlaing, lideri i juntës ushtarake birmane. Ka qenë perëndimori i parë që e ka bërë qysh kur, më 1 shkurt, ushtarët e kanë humbur pushtetin me forcë ndërsa vendi ishte në kulmin e një tranzicioni drejt demokracisë. Ka pasur shumë polemika lidhur me këtë takim. Phil Robertson, shefi i departamentit aziatik të Human Rights Watch, kishte shkruar i indinjuar në Twitter: “Duket se Bill Richardson ka bërë zero, asgjë për të drejtat e njeriut në #Myanmar, por ka dhuruar një sukses propagandistik juntës ushtarake birmane që abuzon me të drejtat e njeriut. Është patetik”.

Polemikat kishin përfunduar deri në “New York Times” dhe Richardson ishte justifikuar duke thënë atë që përsërit shpesh: po punojmë për ta ndihmuar popullin birman, por nuk mund ta bëjmë pa folur me të këqinjtë. Dy javë më pas, kur gazetari amerikan është kthyer në shtëpi, të gjithë e kanë kuptuar se çfarë kishte bërë realisht në Mianmar. Nuk qëndronin vetëm Covid dhe ndihmat ushqimore. Richardson e njeh zanatin, e di se ndërsa negocion për një lirim nuk flitet për lirimin, pasi lëviz në një fushë shumë të rrëshqitshme, një fjalë jashtë vendit dhe tavolina hidhet në erë. Disa herë i ka ndodhur dhe atëhere për opinionin publik është të mbështetet vetëm mbi dështimin.

74 vjeçar, ish anëtar i Kongresit (ishte pjesë e Komitetit të Kufizuar për Inteligjencën), ish ambasador amerikan në Kombet e Bashkuara, ish sekretar për Energjinë gjatë administratës Clinton dhe së fundi, për dy herë të mira, guvernator i New Mexico, Richardson është eksponenti i demokratëve amerikanë për të cilin është folur më pak nga mediat ndërkombëtare. Megjithatë, në vitet e para të ‘2000 ka qenë një prej hiospanikëve të parë që ka arritur aq larg në institucionet amerikane dhe me një popullaritet diskret. Megjithëse duke pasur dy poste institucionale në Shtëpinë e Bardhë të Bill Clinton, ka pasur gjithnjë në raport të komplikuar si me atë aktualin, ashtu edhe në përgjithësi me partinë. Në 2007 njofton deri garën e tij për presidencën e Shzteteve të Bashkuara duke u kandiduar në primaret demokrate. Dhe në ato debate janë të gjithë ata që në një mënyrë apo në një tjetër kanë ndryshuar Amerikën demokratike: Barack Obama, Hillary Clinton, Joe Biden. Pastaj është ai, Richardson, që në janarin e 2008, kur tërheq kandidaturën e tij, çuditërisht vendos që të mbështesë Barack Obama në vend të Hillary Clinton.

Transformohet kështu në “tradhëtar”. “Bill dhe Hillary Clinton kishin filluar një kuritzanim të mikut të tyre të vjetër”, shkruante më 2014 Philip Rucker në “Washington Post”. “Të dy Clinton i telefononin rregullisht. Bill Clinton deri ka fluturuar në New Mexico për të parë Super Bowl me Richardson në vilën e tij prej guvernatori”. Kur Obama fiton zgjedhjet, fillohet të flitet për një post të dorës së parë për Richardson. Për shembull, si sekretar Shteti, duke parë bekgraundin e tij prej diplomati. Por ai vend i caktohet pastaj Hillary Clinton. Tradhëtari tradhëtohet. Shtëpia e Bardhë e zgjedh si sekretar për Tregëtinë, por pak përpara audicionit të tij konfirmues, një hetim federal mbi sistemin federal të financimeve të fushatës së tij elektorale e godet me një forcë pak të dyshimtë dhe e shtrëngon që të tërhiqet.

Advertisement

Karriera politike e Bill Richardson përfundon, por ndërkohë, vetëm prej pak kohe, jeta e tij profesionale merr një rrugë krejtësisht të pazakonte. Në anglisht ka një fjalë që i përshtatet më shumë se të tjerat: troubleshooter, ajo që me saktësinë e një snajperi zgjidh problemet. Të nesërmen e Vitit të Ri të 2016 në aeroportin e Phenianit në Korenë e Veriut, një djalosh 21 vjeçar nga Cincinnati, në shtetin Ohio, është duke u bërë gati të imbarkohet në një fluturim që do ta çojë në shtëpi pasi ka kaluar pushimet në “vendin më të izoluar të botës”. Menjëherë pas check in diçka shkon keq: Otto Warmbier ndalohet nga autoritetet dhe me pjesën tjetër të grupit ftohet që ta lërë avionin. Qyteari amerikan është i detyruar të rrëfejë se ka vjedhur një poster me fytyrën e liderit Kim Jong Un që sapo ishte varur në murin e hotelit ku ishte dislokuar.

Dy muaj e gjysmë më pas një gjykatë e Phenianit e dënon me 15 vjet punë të detyruar. Të njëjtën ditë që shtypi i regjimit botonte imazhet e procesit dhe të vendimit, Bill Richardson ishte në New York, i ulur në tavolinën e një hoteli afër me selinë qendrore e Kombeve të Bashkuara. Përballë tij qenë dy diplomatë koreanoveriorë. Ai që e kishte përfshirë ishte republikani John Kasich, guvernatori i Ohio. Qysh prek disa vitesh, Bill Richardson punonte me koreanoveriorët. Në 1994 kishte punuar për marrëveshjen me bërthamoren (me ambasadorin Robert Gallucci, superyll i politikës amerikane me Korenë e Veriut) dhe në 1996 u dërgua nga Clinton në Phenian për të menaxhuar lëshimin e qytetarit të parë të kapur nga regjimi, Evan Hunziker, që kishte kaluar kufirin midis Kinës dhe Koresë së Veriut gjysmë lakuriq dhe i dehur. Richardson arriti ta çojë në shtëpi Hunziker, i cili u vra disa javë më pas. Përtej ngjarjes tragjike humane, negociatori kishte rënë në sy. Gjatë viteve të tij si ambasador në Konmbet e Bashkuara kishte vazhduar të menaxhonte krizat e ndryshme midis Amerikës dhe Phenianit dhe ishte bërë një pikë referimi për kë vihej në telashe brenda kufijve të një regjimi të papenetrueshëm dhe ku diplomacia funksionon vetëm mbi bazën e raporteve personale.

Në 2009, gazetaret Laura Ling dhe Euna Lee gjenden në kufirin midis Kinës dhe Koresë së Veriut për të filmuar dezertorët koeranoveriorë që kalonin vijën e demarkacionit. U arrestuan pse kishin “kaluar paligjshmërisht kufirin” dhe u dënuan me punë të detyruar. Lëshimi i tyre u garantua nga një vizitë e çuditshme dhe e papritur në Phenian e ish presidentit Bill Clinton. Në ato negociata ishte përfshirë edhe Richardson – ishte një periudhë e veçantë armiqësie midis Amerikës dhe Koresë së Veriut – dhe qysh atëhere jo të gjithëve u pëlqente që një guvernator të “shpenzonte paratë e kontribuesve” për të bërë një zanat ndryshe nga ai i adminsitratorit. Përvoja e tij në fushën e menaxhimit të krizës ishte objekt kritike, por në realitet edhe e shfrytëzuar nga palët e interesuara, sidomos pse Richardson demonstronte çdo herë se kishte një aftësi analize politike më të mirë se analistët e skrivanisë. Pas lirimit të dy gazetareve amerikane tha për ABC: “Kim Jong Il po mendon për suksesionin e tij dhe duhet ta ketë menduar: kjo mund të jetë mundësia ime e fundit për të takuar një president amerikan. Prej vitesh ka qenë ëndërra e tyre, të kenë një president amerikan në Korenë e Veriut”. 12 vite më vonë, mund të thuhet se Richardson kishte të drejtë më shumë se të tjerët: për regjimin ishte sidomos një çështje estetike. Hapi i mëtejshëm qe takimi midis Donald Trump dhe Kim Jong Un.

Gjatë kohës, Richardson ka mësuar të negociojë edhe me liderë të tjerë armiqësorë, nëpërmjet fondacionit të tij –  Richardson Center for Global Engagement – dhe me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, që kanë sidomos fytyrën e Mickey Bergman. Drejtor ekzekutiv i fondacionit, ish anëtar i forcave speciale izraeliane, Bergman është krahu i djathtë operativ i Richardson dhe mbështetës i madh i shprehjes “Fringe Diplomacy”, që vetë ai thotë se e ka shpikur: një lloj diplomacie që është jashtë kufijve “të autoriteteve të shteteve dhe të qeverive”, domethënë në cepa. Bashkë me Korenë e Veriut dhe Kubën, një prej vendeve që ka vënë më shumë resurse është Mianmari – ja motivi për përfshirjen e tij në rastin Fenster – dhe ka qenë një bashkëpunëtor dhe mik personal i të kontestuarës Nobelit për Paqen Aung San Suu Kyi.

Advertisement

Deri në 2018, kur në mesin e krizës të Rakhine dhe të pakicës së persekutuar rohingya, zonja ka justifikuar arrestimin e dy gazetarëve të Reuters, Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo. Aung San Suu Kyi, mike e Richardson qysh nga 1994 (ka qenë ndër të parët që e vizitoi kur u vu në arrest shtëpijal), e liruar pas dekadash diktature ushtarake dhe e kthyer në politikë, ishte shpresë e madhe për Perëndimin për demokratizimin e Mianmarit. Në 2016, kur u bë këshilltare shteti, fillon të marrë vendime shumë të ngjashme me ato të liderëve autoritarë me të cilat qe mësuar të negociojë troubleshooter amerikan. Katër vite më parë Richardson e shkarkon, dorëhiqet nga konsulenti për zgjidhjen e krizës në Rakhine, grindet me zonjën që pas grushtit të shtetit kthehet në burg dhe ai është detyruar sërish të flasë me ushtarakët.

Janë dhjetëra rastet mediatike me të cilat ka punuar Richardson: nga Bolivia në Bangaldesh, deri në Irak, do të ishte e pamundur t’i listoje të gjithë. Për shembull, historia e Paul Salopek, gazetarit Çmim Pulitzer i “Chicago Tribune” që ishte burgosur në Sudan. Dhe më së vonshmi rasti i Alan Gross, americanit të arrestuar në Kubë që qe një dështim i madh për Richardson – pas një udhëtimi në Havanë më 2011 nuk arriti as të fillonte negociatat dhe kur u kthye qe shumë i ashpër me qeverinë e Raul Castro. Gross u lirua vetëm në 2014 pas një shkëmbimi të burgosurish. Richardson është përfshirë nga qeveria izraeliane në rastin e Gilad Shalit, ushtarakut izraelian të rrëmbyer nga Hamasi në 2006, kur ishte 19 vjeç, dhe i liruar vetëm 5 vite më pas, në vijim të shkëmbimit të rreth 1000 të burgosurve palestinezë.

Në këtë ngjarje, Richardson ishte njeriu që negocionte me Egjiptin, qeverinë ndërmjetësuese. Rasti i fundit veçanërisht mediatik me të cilin ka punuar ekipi i Bill Richardson është ai i Michael White, veteran i Marinës amerikane i arrestuar në Iran bashkë me të fejuarën në 2018, i lëshuar vetëm 2 vite më pas pas traktativave të Richardson të realizuara nëpërmjet qeverisë zvicerane, e cila përfaqëson interesat amerikane në Iran. Një vit më parë Richardson kishte përcjellë në shtëpi edhe studentin amerikan Xiyue Wang.

Në të dy rastet është bërë fjalë për shkëmbim të burgosurish. Për rastin iranian është folur shumë pasi presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump i përshirë në zgjidhjen e negociatave, ndërsa punën e pistë që as Departamenti i Shtetit, as Shtëpia e Bardhë nuk donte ta bënte dhe domethënë që ka folur me iranianët ka qenë ekipi i negociatorëve i krijuar nga avokatët e të arrestuarve. “Fillimi i çdo negociate është i vështirë, sidpmos nëse negociatori nga ana tjetër e tavolinës është i njohur si i paparashikueshëm”, shkruan ish guvernatori në librin e tij të vitit 2013 “How to Sweet-Talk a Shark: Strategies and Stories from a Master Negotiator” (e ka shkruar bashkë me Kevin Bleyer, shrimtar, autor televiziv, 4 Emmy të fituar, speechwriter, veç të tjerash, i Obama – kur ke një ghostwriter kështu, pse ta fshehësh?).

Advertisement

“Nuk shërben fakti që është një diktator vrasës – nuk takon tipa të këtij lloji gjithë ditët – por nëse është dikush me kokën e nxehtë apo me temperamentin paksa të çmendur, atëhere duhet ta luash mirë qysh nga fillimi. Pa modesti, nëse ka një aftësi jetike që e kam perfeksionuar në vite, është sikur t’i marrësh masat një burri apo një gruaje shumë shpejt dhe duke përcaktuar, qysh nga shtrëngimi i parë i dorës, tonin më të mirë”.

Nëse ka dikush që i ka mëshuar diçka në këtë gjini traktativash, shpjegon Richardson në librin e tij, nuk janë liderët koreanoveriorë, por dy persona: Saddam Hussein dhe Omar Suleiman, shefi i inteligjencës së Hosni Mubarak –gjatë bisedës së tyre të parë telefonike, Richardson shpjegon se ia ka mbyllur telefonin në fytyrë Suleiman, jo prej edukatës së keqe, por për t’i dhënë një sinjal pushteti “një torturuesi me të cilin nuk kisha asnjë dëshirë për të folur broçkulla”. Të flasësh me të këqinjtë është një punë e vështirë, por gjithmonë e nevojshme.

Përgatiti për TemA: Armin Tirana

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy