Netanyahu-Blinkenit: Izraeli do të dërgojë trupa në Rafah me ose pa mbështetjen e SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Netanyahu-Blinkenit: Izraeli do të dërgojë trupa në Rafah me ose pa mbështetjen e SHBA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka shprehur Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken vendosmërinë për të dërguar trupa në Rafah, sipas një deklarate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit izraelit.

Rafah është një qytet në Rripin jugor të Gazës ku më shumë se 1 milion palestinezë janë zhvendosur dhe se Izraeli do ta bëjë këtë me ose pa mbështetjen e SHBA.

Netanyahu bëri me dije se i tha Sekretarit Amerikan të Shtetit, i cili ndodhet në Izrael, se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të mposhtur lëvizjen islamike Hamas pa avancimin e ushtrisë izraelite në Rafah.

“Dhe i thashë se shpresoj ta bëjmë me mbështetjen e SHBA-së, por nëse duhet, do ta bëjmë vetë”, theksoi ai.

Advertisement

Më herët, qeveria izraelite njoftoi konfiskimin e 8000 hektarëve tokë në Luginën e Jordanit në Bregun Perëndimor të pushtuar. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy