Netanyahu u përgjigjet kritikave të Biden: E ka gabim! Do e sulmojmë Rafahun

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Netanyahu u përgjigjet kritikave të Biden: E ka gabim! Do e sulmojmë Rafahun

Presidenti i SHBA Joe Biden, i cili kritikoi zhvillimin e luftës në Gaza, e ka gabim, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë të botuar sot në Politico.

“Ai e ka gabim”, tha Netanyahu, duke mohuar se ai po vepronte kundër interesave të vendit të tij.

Të shtunën, Biden tha se beson se Netanyahu i bën më shumë dëm sesa mirë Izraelit, duke komentuar qasjen e tij ndaj luftës kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

“Rafah është një çështje prej 4-6 javësh pasi të fillojë operacioni”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu . Ai madje theksoi se politika e tij mbështetet nga shumica dërrmuese e bashkatdhetarëve të tij.

Advertisement

“Nëse presidenti amerikan mendon se unë po ndjek një politikë personale kundër dëshirave të izraelitëve dhe po dëmtoj interesat e vendit tim, ai e ka gabim në të dyja aspektet”, tha Netanyahu në një intervistë për BILD.

“Izraelitët mbështesin masat që po marrim për të shkatërruar fraksionet e mbetura të Hamasit, sepse ata e kuptojnë se nëse nuk e bëjmë tani, do të kemi një përsëritje të masakrës së 7 tetorit, dhe kjo do të jetë keq për izraelitët dhe për palestinezët dhe për paqen në Lindjen e Mesme”, vazhdoi Netanyahu dhe hodhi poshtë kritikat ndërkombëtare për planet për të sulmuar Rafahun. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy