minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Nga armët, te paratë, Stoltenberg do të lërë NATO-n për Bankën Qendrore të Norvegjisë - Struga.info


Nga armët, te paratë, Stoltenberg do të lërë NATO-n për Bankën Qendrore të Norvegjisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga armët, te paratë, Stoltenberg do të lërë NATO-n për Bankën Qendrore të Norvegjisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të marrë drejtimin e Bankës Qendrore të Norvegjisë. Vendimin e bëri të ditur qeveria e këtij shteti, pavarësisht shqetësimeve të opozitës se emërimi i ish-kryeministrit mund të dobësojë pavarësinë e “Norges Bank”.

Megjithatë Stoltenberg nuk do ta braktisë Aleancën e Atlantikut të Veriut pasi do ta respektojë mandatin si Sekretar i Përgjithshëm deri më 30 shtator të këtij viti. Banka Qendrore e Norvegjisë tha se pret që guvernatori i ri të nisë punën më 1 shtator të këtij viti. Stoltenberg do të jetë përgjegjës për caktimin e normave të interesit dhe menaxhimin e stabilitetit financiar si dhe mbikëqyrjen e Fondit Sovran të Norvegjisë, më i madhi në botë me asete prej 1,4 trilionë dollarë.

Ky emërim i jep fund spekulimeve se Stoltenberg do të shërbente dhe për një mandat tjetër në drejtim të NATO-s. Tani Aleancës ushtarake i duhet të kërkojë një kandidat potencial për zëvendësimin e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy