Nga hekurosja e lidhëseve të këpucëve, tek uji i vaskës dhe mëngjesi/ Rutina e “çuditshme” e mbretit Charles III

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sapo u bë Mbret, Charles tregoi një anë që ndoshta shumica e qytetarëve ose nuk e kishin vënë re ose e kishin shpërfillur. Në disa video të bëra virale ai shihet teksa bëhet me nerva, se s’ka vend mjaftueshëm ku të nënshkruajë një dokument, apo se stilolapsi nuk po shkruante. Dhe me sa duket sipas NY Post, Charles po bëhet nga Princ i përkëdhelur në një Mbret të përkëdhelur.

 

Edhe pse ai sapo u emërua monark në pushtet i Britanisë fundjavën e kaluar, Charles III ka jetuar si princ gjatë gjithë jetës së tij. Mbreti Charles thuhet se ishte mbiquajtur “princi i përkëdhelur” nga stafi i tij në Clarence House, ku jetoi me gruan e tij Camilla nga viti 2003 deri sa mori fronin kohët e fundit.Detajet e kërkesave bujare të ish-Princit të Uellsit u zbuluan në dokumentarin e vitit 2015 të Amazon Prime.

 

Advertisement

Paul Burrell, i cili shërbeu si shërbëtor i Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana, zbuloi udhëzimet e sakta që i jepen stafit të mbretit për t’u kujdesur për të, nga hekurosja e lidhësve të këpucëve deri te vendosja e pastës së dhëmbëve në furçën e dhëmbëve.

 

“Pizhamat e tij hekurosen çdo mëngjes, lidhëset e këpucëve i hekurosen me hekur, tapa e vaskës duhet të jetë në një pozicion të caktuar dhe temperatura e ujit duhet të jetë thjesht e vakët”, në një vaskë të mbushur “vetëm  përgjysmë”, tha Burrell.

 

Advertisement

Madje, mbreti urdhëronte shërbëtorët e tij që të shtrydhnin vetëm një centimetër pastë dhëmbësh në furçën e dhëmbëve çdo mëngjes.

 

Pasi bëhet gati, rutina e rreptë e mëngjesit të mbretit Çarls vazhdon me mëngjesin e tij.

 

Advertisement

“Princi Charles kishte një mëngjes të shëndetshëm. Ai konsumonte bukë të bërë në shtëpi, një tas me fruta të freskëta, si dhe lëngje frutash të freskëta, ” tha shefi i kuzhinës Graham Neëbould, një ish-anëtar i stafit mbretëror.

 

“Kudo që shkon princi në botë, kutia e mëngjesit shkon me të. Ai ka gjashtë lloje të ndryshme mjalti, disa muesli të veçantë, frutat e tij të thata dhe çdo gjë që është paksa e veçantë”

 

Advertisement

Ai gjithasht këmbëngul që djathi dhe biskotat e tij të ngrohen në një temperaturë të caktuar në fund të vakteve dhe e detyron stafin e tij të mbajë një tabaka ngrohëse afër “pasi ai është i veçantë për gjithçka”, tha një burim i brendshëm mbretëror për MyLondon.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy