Ngjarje e rëndë në Itali, çifti i bashkëshortëve fsheh në frigorifer fetusin 4 muajsh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngjarje e rëndë në Itali, çifti i bashkëshortëve fsheh në frigorifer fetusin 4 muajsh

Një çift rumun po hetohet nga policia italiane për fshehje të një kufome, pasi hetuesit gjetën një fetus të ngrirë në shtëpinë e tyre në Borghesiana, në periferi juglindore të Romës.

Zbulimi makabër u bë pas një denoncimi në polici, nga poliklinika Casilino. Sipas denoncimit, një grua ishte paraqitur në urjencë me gjakderdhe të rëndë dhe sipas saj nuk ishte shkaktuar nga ndonjë rast specifik.

Mjekët në departamentin e gjinekologjisë që e ekzaminuan zbuluan se gjakderdhja mund të ishte vetëm për shkak të një aborti ose lindjes së parakohshme. Për zbardhjen e misterit, spitali i ka përcjellë policisë raportin mjekësor.

Kur oficerët nga distrikti Casilino hynë në shtëpinë e çiftit, gjetën fetusin, katër muajsh dhe rreth 30 centimetra të gjatë, të ngrirë në frigorifer./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy