Ngrihet alarmi në Itali/ Rrezikohet të përmbytet anija me 1300 emigrantë, mes tyre gra dhe fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngrihet alarmi në Itali/ Rrezikohet të përmbytet anija me 1300 emigrantë, mes tyre gra dhe fëmijë

Rreth 1300 njerëz, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë, gjenden në mes të detit, në një anije peshkimi, në zonën e Sarit në Itali, shkruajnë mediat italiane.

 

Alarmi për emergjencën ka ardhur pasi disa persona kanë kontaktuar nga bordi i anijes.

 

Advertisement

Organizata, e cila operon një linjë telefonike emergjente për emigrantët në rrezik në det, tha në “Twitter” se kishte informuar “autoritetet kompetente” për ndërhyrje emergjente. Anija u largua nga Libia dhe ndodhet në jug të Siçilisë në zonën detare të kërkimit dhe shpëtimit (SAR) të Italisë, shtoi Alarm Phone.

 

Ky është rasti i dytë pas ngjarjes në muajin e kaluar, ku humbën jetën dhjetëra persona.

 

Advertisement

Anija e peshkimit që u përmbyt në shkurt, po transportonte emigrantë nga Afganistani, Pakistani, Somalia dhe Irani.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy