Nikki Haley në garë për Presidente të SHBA, sfidon ish-presidentin Trump

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-guvernatorja republikane e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, do të kandidojë për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e vitit 2024 . Ajo sfidon ish-shefin e saj Donald Trump, duke shpallur kandidaturën nga radhët e republikanëve.

 

Lajmin ajo e bëri të ditur në një video të publikuar këtë të martë.

 

Advertisement

“Unë jam Nikki Haley dhe do të kandidoj për presidente,” deklaroi ish-ambasadorja e administratës Trump në OKB.

 

Ndërkohë vetë Trump njoftoi në nëntor të vitit të kaluar, se do të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

 

Advertisement

51-vjeçarja, Niki Haley, e cila shpesh ka artikuluar nevojën për nevojën e ndërrimit të elitave në partinë e saj, i dha vetes mundësinë te krijojë një panoramë më të qartë të votuesve të mundshëm brenda republikanëve në primare.

 

Vajza e dy emigrantëve indianë që drejtonte një dyqan veshjesh në Karolinën e Jugut, Haley fitoi një reputacion në Partinë Republikane për aftësinë e saj për të trajtuar çështjet e gjinisë dhe racës në mënyrë më të besueshme se shumë nga bashkëmoshatarët e saj.

 

Advertisement

Ajo është paraqitur gjithashtu si një mbrojtëse e vendosur e interesave amerikane jashtë vendit, pasi ka shërbyer si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara nën administratën Trump nga viti 2017 deri në 2018.

 

Haley fitoi vëmendjen e publikut në vitin 2015, kur si guvernatore ajo nënshkroi një projekt-ligj për të hequr flamurin e Konfederatës nga kapitoli i Karolinës së Jugut, pasi një supremacist i bardhë vrau nëntë njerëz me ngjyrë në një kishë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy