
Ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozy është paraqitur sot para gjykatës pasi akuzohet për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.
Ish-kreu i shtetit mbërriti në gjykatë rreth orës 13:00, por refuzoi të jepte nje deklaratë para mediave.
Advertisement
Sipas prokurorisë, Sarkozy dhe avokati i tij, u përpoqën të korruptonin një gjyqtar, për të dorëzuar informacione sekrete nga një hetim për burimet financiare qe ish presidenti ka përdorur në fushatën e vitit 2007.
Sarkozy i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e prokurorise. Ky nuk është rasti i parë që një ish-presidenti shkon në gjykatë si i akuzuar, pasi në vitin 2011, Zhak Shirak, u dënua me dy vite burgim me kusht për përvetësim të fondeve.
Advertisement