Nikola Sarkozi del para gjykatës/ Ish-presidenti francez përballet me akuzën për abuzim me pushtetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nikola Sarkozi del para gjykatës/ Ish-presidenti francez përballet me akuzën për abuzim me pushtetin

Ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozy është paraqitur sot para gjykatës pasi akuzohet për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

 

Ish-kreu i shtetit mbërriti në gjykatë rreth orës 13:00, por refuzoi të jepte nje deklaratë para mediave.

 

Advertisement

Sipas prokurorisë, Sarkozy dhe avokati i tij, u përpoqën të korruptonin një  gjyqtar, për të dorëzuar informacione sekrete nga një hetim  për burimet  financiare  qe  ish presidenti ka përdorur në fushatën e vitit 2007.

 

Sarkozy i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e prokurorise. Ky nuk është rasti i parë që një ish-presidenti shkon në gjykatë si i akuzuar, pasi në vitin 2011, Zhak Shirak, u dënua me dy vite burgim me kusht për përvetësim të fondeve.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy