Nis identifikimi i viktimave / Mblidhen dëshmi për aksidentin ku humbën jetën 45 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis identifikimi i viktimave / Mblidhen dëshmi për aksidentin ku humbën jetën 45 persona

Medina dhe i fejuari i saj, Lulzimi i shpëtuan mrekullisht aksidentit tragjik që i mori jetën 45 shqiptarëve në orët e para të ditës së martë. Ata po trajtohen në spitalin e Sofjes dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën. Por tragjedia ka lënë një gjurmë të tmerrshme në kujtesën e tyre.

MEDINA LUTFIU
E MBIJETUAR

“Tym i zi ka qënë, sikur kishte shpërthyer bomba. Të gjithë kemi qënë në gjumë. Thirrma të fëmijëve, ka patur shumë fëmijë…

Advertisement

Lulzim Sulejmani ishte i pari që doli nga autobusi duke thyer xhamin me çekiç, ai rrëfen se ndryshe nga gjithë të tjerët, ka qenë zgjuar dhe e ka parë se si rrodhën ngjarjet.

LULZIM SULEJMANI
I MBIJETUAR

“I vetmi person kam qënë zgjuar dhe e kam parë të gjithë çfarë ka ndodhur. E pashë autobusin që devijoi por nuk bëra zë, plasi diçka shumë fort, filloi paniku, tym i zi, mora çekiçin kam thyer xhamin, unë kam dalë i pari pastaj tre persona të tjerë. Shoferët prej kufirit në Stamboll janë ndërruar.”

Advertisement

Bashkë me dy të rinjtë, edhe pesë persona të tjerë mundën të shpëtonin duke dalë nga dritaret. Edhe pse emrat e viktimave janë bërë të ditur nga mediat, familjarët janë ende në pritje me shpresë. Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani bëri të ditur se ka nisur procesi i identifikimit përmes analizës së ADN-së.

BUJAR OSMANI
MINISTER I PUNEVE TE JASHTME

Advertisement

“Institucionet e drejtësisë tashmë janë në kontakt të drejtpërdrejtë për procesin e identifikimit i cili ka nisur dhe menjëherë pasi kjo të përfundojë do të kryhet transferimi i trupave në Maqedoninë e veriut. 45 bashkëqytetarë tanë, nuk janë më mes nesh, ajo që ne mund të bëjmë është të ruajmë dinjitetin e tyre. ”

Sipas autoriteteve, dy pistat kryesore të hetimit janë fokusuar tek gabimi njerëzor dhe mosfunksionimi teknik, por ende nuk ka më shumë informacione zyrtare mbi shkaqet e aksidentit të rëndë në autostradën bullgare.
Dita e sotme është shpallur ditë zie edhe në Kosovë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy