Nis samiti për klimën, synohet frenimi i ngrohjes globale, Johnson: Koha po skadon, vetëm 1 minutë nga mesnata

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis samiti për klimën, synohet frenimi i ngrohjes globale, Johnson: Koha po skadon, vetëm 1 minutë nga mesnata

Të gjithë sytë do të jenë në Glasgow përgjatë 2 javëve të ardhshme. Samiti për klimën, Cop26 mbledh liderët botërorë, që pritet të përballen në diskutime të tensionuara, mbi mënyrën se si do të luftohet ngrohja globale.

Ekonomitë më të mëdha, përfshirë Kinën, Indinë dhe Brazilin përballen me presion për të ashpërsuar angazhimet e tyre në çështjet, si qymyri apo shpyllëzimi.

Qëllimi është që ngrohja globale të kufizohet në 1.5 apo maksimalisht 2 gradë celsius deri në 2100. Por OKB-ja ka paralajmëruar se në kushtet aktuale rritja do të arrijë në 2.7 gradë, çka do të nënkuptonte një katastrofë klimatike.

Rreth 200 vende do të japin llogari mbi masat apo planet për reduktimin e emetimeve, ndërsa pjesëmarrësit do të jenë mbi 25 mijë.

Advertisement

Vendet më pak të zhvilluara po iu kërkojnë shteteve të pasura t’u japin ndihmat e premtuar për të përballuar pasojat e ndryshimeve klimatike.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, organizator i samitit, paralajmëroi se bota është një minutë larg mesnatës

“Kjo është një çështje urgjente jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën. Nëse do të bëja një krahasim do të thosha se mesnata është një minutë larg, koha po mbaron dhe secili duhet të bëjë më shumë. Shënuam progres në samitin e G20-s për reduktimin e emetimeve të karbonit dhe mbajtëm të gjallë synimin për frenimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë celsius deri në fund të shekullit.

Por kjo do të ndodhë vetëm nëse liderët botërore vijnë në Glasgow me angazhime të mëtejshme për t’u shkëputur nga qymyri apo karburantet fosile. Duhet të vendosim se si të kalojmë nga automjetet me karburant tek ato elektrike, apo si do të mbjellim miliona, apo triliona pemë rreth botës”, tha Johnson.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy