OKB jep alarmin për klimën: Duhet plan i ri për të luftuar ngrohjen globale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OKB jep alarmin për klimën: Duhet plan i ri për të luftuar ngrohjen globale

Shkencëtarët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ngrenë alarmin për rëndësinë jetësore që ka zvogëlimi i emetimeve të gazrave sere, si dhe kërcënimi që i vjen tokës nga ngrohja globale.

 

Pas vlerësimit të më shumë se 14 mijë studimeve shkencore, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, tre muaj para se udhëheqësit botërorë të mblidhen në Skoci për klimën, bën thirrje që të hartohet një plan i ri që do të kufizonte rritjen e temperaturës globale.

 

Advertisement

JONATHAN LYNN

ZEDHENES I OKB PER KLIMEN

“Tashmë gjithnjë e më shumë mund të themi se deri në çfarë mase ndryshimet klimatike janë përgjegjëse për ngjarjet ekstreme të motit apo fatkeqësitë natyrore. Ky raport është një kontroll realiteti.”

 

Advertisement

Sipas raportit, në vitin 2019, përqendrimet atmosferike të karbonit ishin më të lartat në 2 milion vitet e fundit dhe ato të gazeve kryesore sere, metani dhe dioksidi i azotit, më të lartat në 800,000 vitet e fundit. Në vetëm pesë dekada, temperatura e tokës është rritur me një normë ekstreme 1.1 gradë celcius. Samiti i ardhshëm në Skoci po cilësohet si takimi më i rëndësishëm mbi krizën klimatike që nga samiti i Parisit në vitin 2015.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy