Stresi nga pandemia, na duhet një plan botëror për shëndetin mendor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stresi nga pandemia, na duhet një plan botëror për shëndetin mendor

Nga Retired Brig. Gen and Stephen N.Xenakis, The Hill

Pandemia ka krijuar një traumë psikologjike për njerëzit në të gjithë vendin ndërsa ata përpiqen të përballen me sfidat e paparashikuara të jetës së përditshme.

Stresi ka ndikuar në forcën luftarake dhe familjet e tyre ndërsa operacionet ushtarake vazhdojnë vit pas viti.  Luftërat e fundit në Irak dhe Afganistan i kanë shkaktuar dëme mijërave burrave dhe grave- duke filluar nga çrregullimi i stresit post-traumatik te abuzimi i substancave – që ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e tyre.

Pandemia e Covid-19  ngjason më një luftë të zgjatur. Ajo ka shtuar streset dhe vështirësitë që në operacionet e zgjatura luftarake.

Advertisement

Bota nuk është përballur me një stres të tillë që nga Lufta e Dytë Botërore. 

Të gjithë duhet të kuptojnë se trauma e krijuar në shkallën e kësaj pandemie ka lënë pasoja shkatërruese në komunitete dhe nevojiten programe të shëndetit publik në mbarë vendin.

Sfidat janë të mëdha. Të kalosh traumën dhe stresin – apo edhe të mendosh për shërimin – është shumë më konfuze dhe e vështirë nga sa shumica mund ta imagjinojnë. Për më tepër, pandemia ka krijuar një gjendje toksike të frikës, vështirësive financiare, sëmundjeve dhe vdekjes.

Ushtria nga ana tjetër ka mësuar se duhet të bëjë përpjekje të veçanta për të përgatitur ushtarët që t’i mbijetojnë vështirësive dhe rreziqeve që do të hasin. Programet nuk janë aspak të përsosura, por DOD vazhdon të angazhojë burimet e nevojshme për të trajnuar dhe mbështetur luftëtarët dhe familjet e tyre për të përballuar stresin dhe vështirësitë.

Advertisement

Përveç situatave të jashtëzakonshme, udhëheqësit dhe ekspertët e shëndetit mendor kanë identifikuar parimet kryesore për të përballuar stresin.

Kjo nuk është shkencë, por çështje e organizimit, financimit dhe zbatimit të programeve për vite me radhë.

Gjithashtu po bëhet një përpjekje e veçantë për të ndihmuar të gjithë personelin në vijën e frontit për t’i mbrojtur nga dëmet emocionale të stresit dhe vështirësive të tyre. Programet e tilla përfshijnë mësimin e parimeve për një gjumë më të mirë, vendosjen e rutinave të dietës dhe stërvitjes, identifikimin se si stresi ndikon në gjendjen shpirtërore dhe sjelljen e duhur për të ruajtur marrëdhënie të shëndetshme.

Por trauma dhe stresi shpesh pengojnë edhe njerëzit më të organizuar të praktikojnë rutinat e tyre. Prandaj, përgjegjësia i takon qeverisë për të vendosur përparësitë për një shëndet të mirë mendor, duke na mësuar vetë-kujdesin, mbijetesën dhe aftësitë praktike.

Advertisement

Ka ardhur koha që mirëqenia emocionale të jetë një përparësi e shëndetit publik të Task Forcës COVID të Presidentit Biden. Presidenti Biden ka shprehur ndikimin shkatërrues që pandemia ka shkaktuar te njerëzit në të gjithë vendin.

Ai pohoi gjatë inaugurimit se do të marrë të gjithë përgjegjësitë e nevojshme dhe do të jetë i përkushtuar për të shpëtuar vendin  nga kriza. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, besueshmëria është shumë e nevojshme  në qeverinë federale për të siguruar informacionet e sakta në lidhje me COVID.

Të gjithë duhet të ndihen të sigurt se qeveria i ka dëgjuar dhe ka marrë parasysh të gjitha shqetësimet e tyre dhe është e gatshme të luftojë për mirëqenien e tyre.

Efektiviteti i një fushate të shëndetit publik shkon përtej biologjisë së virusit dhe vaksinave. Gjatë vitit të ardhshëm duhet të ketë një fushatë efektive e cila përfshin  plane specifike, mbështetje dhe mirëqenie psikologjike.

Advertisement

Kjo është një mundësi për të parandaluar pasoja shkatërruese aty ku kemi mundësi./abc/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy