Një e katërta e botës është plotësisht e vaksinuar kundër koronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një e katërta e botës është plotësisht e vaksinuar kundër koronavirusit

Afro 5 miliardë doza të vaksinës kundër koronavirusit janë injektuar në nivel global. Sipas statistikave të publikuara nga Our World Data, gati një e katërta e botës është plotësisht e vaksinuar, ndërsa rreth një e treta e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Shifrat treguan më 23 gusht se janë administruar 4.93 miliardë doza, dhe gjatë ditëve të ardhshme kjo shifër do të arrijë në 5 miliardë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur vazhdimisht shqetësimin për qasjen jo të barabartë në vaksina mes vendeve të pasura dhe atyre të varfëra.

Vetëm 1.4% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë ndërsa situata më e keqe me imunizim është në Afrikë, ku shumë vende kanë vaksinuar nën 1 për qind të popullatës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy