Një gabim që po ndryshon rrjedhën e luftës, a po perëndon epoka e tankeve?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një gabim që po ndryshon rrjedhën e luftës, a po perëndon epoka e tankeve?

Ndërkohë që lufta në Ukrainë vazhdon të marrë jetë njerëzish në të gjithë vendin, shkatërrimi i 10 për qind të tankeve ruse nga trupat ukrainase i ka bërë mjetet e blinduara në fushë beteje sërish objekt diskutimi. Ndërkohë që disa ekspertë thonë se epokës së tankeve po i vjen fundi, ka edhe nga ata që thonë se ky raport i lartë humbjesh është për shkak të gabimit të Rusisë.

Më poshtë, detajet mbi të ardhmen e tankeve dhe gabimin e rusëve që solli situatën aktuale…

Lufta Rusi-Ukrainë vazhdon duke vrarë njerëz, ndërkohë që shkatërrimet janë të ëmdha. Është shumë herët për të bërë një gjykim përfundimtar mbi mësimet që duhen nxjerrë nga lufta 28-ditore megjithatë, ajo që kemi parë deri tani ka hapur diskutime në qarqet ushtarake për të ardhmen e luftës dhe veçanërisht rolin e tankeve në betejat tokësore, raporton abcnews.al.

Ushtria ukrainase, e pajisur me raketa portative anti-tank si amerikanet “Javelin” dhe britaniket “NLAW”, i ka dëmtuar rëndë forcat ruse.

Advertisement

Sipas “Oryx”, një kanal i industrisë ushtarake dhe të mbrojtjes, Rusia ka humbur më shumë se 1600 automjete dhe pajisje, nga të cilat të paktën 270 tanke, në tre javë konflikt.

Kjo mendohet të arrijë në pothuajse 10 për qind të fuqisë aktive të Rusisë në rajon. Në dritën e këtyre të dhënave, shumë ekspertë pohojnë se tankeve dhe mjeteve të blinduara në fushë betejë iu ka ikur koha.

Sipas Anders Åslund, një ish-anëtar i lartë i Këshillit Atlantik, ngjarjet në Ukrainë zbulojnë se si ka ndryshuar lufta.

“Shumë të shtrenjtë dhe shkatërrohen lehtësisht”

Advertisement

Duke thënë se tanket dhe mjetet e tjera të blinduara janë shumë të shtrenjta, Åslund nënvizon se ato mund të shkatërrohen lehtësisht nga armë të ndryshme të lehta anti-tank ose mjete ajrore pa pilot, siç janë dronët.

Por analisti i industrisë së mbrojtjes Nicholas Drummond thotë se është shumë herët për të arritur në këtë përfundim. Drummond, një ish-oficer britanik, thotë se janë gabimet strategjike të Rusisë që mund t’i kenë bërë tanket e saj objektiva të lehtë, raporton abcnews.al.

Gabimi i rusëve

Sipas Drummond, tanket ruse nuk do të ishin aq lehtësisht të shkatërrueshëm nga armët anti-tank të ukrainasve nëse do të ishin më të koordinuar dhe të mbështetur nga këmbësoria, artileria dhe fuqia ajrore.

Advertisement

Paul Scharre, drejtor i kërkimit në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane, beson se roli i tankeve në fushën e betejës do të ndryshojë në planin afatgjatë.

Sipas Scharre, tanket, të cilët konsiderohen ende sot si elementi më i rëndësishëm i trupave tokësore, do të marrin pjesë në operacionet gjithëpërfshirëse që do të përfundojnë operacionin ushtarak duke vrarë ose kapur me kalimin e kohës njësitë e mbetura të armikut, por jo më si mjete që janë pararojë, shkruan abcnews.al.

Me fjalë të tjera, tanket do të pushojnë së qeni arma kryesore sulmuese dhe do të bëhen një element që do të hyjë në lojë në fazën përfundimtare të konfliktit.

Britania e Madhe do të heqë 1/3 e tankeve

Advertisement

Nuk dihet nëse teknologjitë e reja do t’i japin fund epokës së tankeve, por shumë ushtri po ndërmarrin veprime për të ndryshuar strukturën e tyre ushtarake.

Në mars të vitit të kaluar, Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të zvogëlojë gjithashtu përmasat e ushtrisë së saj pasi qeveria e zhvendos fokusin e saj në luftën kibernetike dhe dronët.

Në të njëjtën deklaratë, nënvizohej se një e treta e 227 tankeve Challenger do të shatërroheshin në vend se të modernizoheshin.

Max Boot nga “The Ëashington Post” thekson se ndërsa SHBA po modernizon tanket M1A2 Abrams 40-vjeçare, po zhvillon gjithashtu një tank të lehtë, që komandohet në largësi.

Advertisement

Duke nënvizuar se nuk ka konsensus nëse epoka e tankeve ka përfunduar apo jo, Boot tha se e vetmja gjë për të cilën palët mund të bien dakord është se Rusia po i përdor keq tanket e saj në fushën e betejës, ndërsa Ukraina po përfiton nga paaftësia e Rusisë.

Boot nënvizoi se pyetja e vërtetë që duhet bërë nuk është nëse ushtritë do të kenë apo jo tanke në të ardhmen, por si duhet të jenë ata. /abcnews.al

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy