Njihet për lidhjet me mafien shqiptare, arrestohet kreu i bandës famëkeqe në Ekuador

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Njihet për lidhjet me mafien shqiptare, arrestohet kreu i bandës famëkeqe në Ekuador

Autoritetet ekuadoriane njoftuan të shtunën arrestimin e liderit të një bande të fuqishme, Los Lobos (“Ujqërit”), i akuzuar për përfshirje në vrasjen e një kandidati presidencial në gusht.

Pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme 90-ditore dhe gjendjes së “luftës” të shpallur nga Presidenti Daniel Noboa, autoritetet po përpiqen të vënë situatën nën kontroll dhe të godasin rreth 22 bandat, përfshirë Los Lobos, të përcaktuara tani si organizata “terroriste”.

Gjatë operacionit ushtarak që çoi në arrestimin e “Vicente S”, autoritetet raportuan se dy kriminelë të dyshuar u plagosën.

Në total, pjesëtarët e forcave të armatosura bënë 12 arrestime dhe sekuestruan 200 mijë dollarë para të gatshme dhe armë, municione dhe eksplozivë.

Advertisement

Muajin e kaluar, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se pesë autorët e dyshuar të vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Villavicencio, do të dilnin në gjyq.

Dy anëtarët kryesorë të bandës Los Lobos të akuzuar për komplotin e vrasjes së kandidatit presidencial Villavicencio, një ish-deputet dhe gazetar që luftoi për vite me radhë kundër korrupsionit, tashmë janë burgosur .

Vrasja e kandidatit tronditi vendin.

Banda e Los Lobos besohet të ketë mijëra anëtarë, lidhje ndërkombëtare (përfshirë me kartelin meksikan New Generation of Jalisco, me mafian shqiptare) dhe konsiderohet si një rival i bandës më të rrezikshme në vend, “Los Tsoneros”.

Advertisement

Drejtuesit kryesorë të “Ujqërve” thuhet se drejtojnë bandën nga burgjet./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy