Vrasja e kandidatit për president në Ekuador, grupi kriminal “Los Lobos” merr përgjegjësinë e atentatit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e kandidatit për president në Ekuador, grupi kriminal “Los Lobos” merr përgjegjësinë e atentatit

Banda kriminale ‘Los Lobos’ ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së kandidatit për president në Ekuador, Ferndando Villavicenico.

 

Kandidati  për president në Ekuador, Fernando Villavicencio u qëllua për vdekje këtë të mërkurë nga një grup vrasësish gjatë përfundimit të një mitingu elektoral në kryeqytetin ekuadorian, Quito.

 

Advertisement

Pak orë pasi vrasja u raportua në shtyp, një grup personash, anëtarë të bandës ‘Los Lobos’, publikuan një video ku grupit kriminal i atribuohej përgjegjësia për sulmin ndaj Villavicencio .

 

Në regjistrim, një grup personash me kapuç, të armatosur deri në dhëmbë, kanë kërcënuar se do të vrisnin një tjetër kandidat, Jan Topic, raportojnë mediat vendase.

 

Advertisement

Policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar si pjesëmarrës në krim. Ekuadori është bërë një vend i zhytur në një spirale dhune lidhur me trafikun e drogës. Kartelet e drogës nga vende të tjera kanë krijuar këtë territor, duke forcuar lidhjet e forta me bandat lokale si ‘Los Choneros’, ‘Los Lobos’ , ‘Los Lagartos’, ‘Los Chone Killers’, ‘Los Tiguerones’ ose ‘Mbretërit Latin’. Ata luftojnë për kontrollin e territorit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy