Zbardhen detaje: Nga dyert të elektrifikuara te shifrat marramendëse të energjisë së harxhuar, si funksiononte grupi kriminal i drogës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbardhen detaje: Nga dyert të elektrifikuara te shifrat marramendëse të energjisë së harxhuar, si funksiononte grupi kriminal i drogës

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me operacioin që u zhvillua në Madrid, ku në sajë të bashkëpunimit mes policisë spanjolle, asaj shqiptare dhe gjermane, u arrestuan 107 persona, që dyshohet se janë pjesë e një grupi trafiku droge. Sipas BË, kultivimi i kanabisit brenda shtëpive të barit në Madrid, ku u evidentuan 23 të tilla, kishte një cikël të rritjes 3 mujore.

Ndërkohë që banesat ruheshin nga 2 apo 3 persona të armatosur, ndërsa dyert ishin të elektrifikuar. Ajo që i çoi trafikantët drejt zbulimit të tyre ishin dhe shifrat marramendëse të faturave të energjisë elektrike që paguanin në fund të muajit.

Mësohet përgjatë ciklit 3 mujor, këto banesa kanë harxhuar një shifër afro 6 milionë euro fatura energjie elektrike, pasi llambat që shërbenin për rritjen e kanabisit, mbaheshin ndezur 24 orë. Po ashtu Bezat bën me dije se pjesa më e madhe e të arrestuarve janë shqiptarë, por ka dhe të kombësive të tjera.

Operacioni u përqendrua në Catalunia dhe Taravona, ndërsa në aksion mori pjesë edhe EUROPOL. Hetimi ka nisur që në 2020 kur një kamion që kalonte nga Spanja në Gjermani u kap me 540 kg marjuanë. Ky grup kriminal, me rrënjët në Shqipëri, tentonte që ta shiste drogën në Gjermani, sepse aty çmimi është më i lartë.

Advertisement

Mes të tjerash mësohet se grupi kriminal merrej me biznesin e imobiljareve qe të lehtësonte gjetjen e vendeve të përshtatshme për t’i shndërruar në ‘shtëpi bari’ dhe në sektorin e energjisë elektrike. Nga hetimet e deritanishme rezulton se banda e drogës funksiononte si klan kriminal familjar me rezidencë në Spanje dhe Gjermani, por me rrënjët në Shqipëri.

Në 5 vitet e fundit në Spanje çdo vit ndodhin 3 vrasje që lidhen me marjuanën. Ky krim ka bërë që në këtë shtet të futen shumë armë zjarri me çmim të ulët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy