Njoftohet stërvitje e përbashkët ajrore mes Serbisë dhe Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Njoftohet stërvitje e përbashkët ajrore mes Serbisë dhe Rusisë

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar për zhvillimin e stërvitjes së përbashkët ruso-serbe, Bars -2021 që ka bashkuar pilotë të të dyja vendeve. Në stërvitje janë përdorur avionë të tipit Mig-29 dhe helikopterë Mi-8 dhe Mi-35.

“Në kursin e stërvitjes, personeli i të dyja vendeve do të praktikojë manovrën luftarake dhe një duel në skuadrilje avionësh, gjuajtës Mig-29 kundër shënjestrave me shpejtësi të ulët, operacione sulmi ajror dhe evakuiim i personelit në nevojë, manovra aerobatike, dislokim luftarak dhe të tjera detyra të projektuara ku përdoren helikopterët Mi-8 dhe Mi-35”, njofton Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Në stërvitje do të marrin pjesë 10 avionë serbë dhe trupa nga aeroportet ushtarake të Batajnicës dhe Ladevcit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy