“Nobeli i Paqes” shkon në Iran, akademia vlerëson aktivisten e të drejtave të grave që ndodhet në burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nobeli i Paqes” shkon në Iran, akademia vlerëson aktivisten e të drejtave të grave që ndodhet në burg

Narges Mohammadi është shpallur nobeliste e paqes për vitin 2023 ndërkohë që gjendet e burgosur nga qeveria iraniane për luftën e saj në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

 

Komiteti I akademis e ka vlerësuar aktivisten veçanërisht për fushatën që ka bërë mbi të drejtat e grave në Iran si dhe heqjen e dënimit me vdekje.

 

Advertisement

BERIT REISS-ANDERSEN.

KOMITETI NORVEGJEZ I NOBELIT

“Lufta e saj e guximshme ka ardhur me kosto të jashtëzakonshme personale. Gjithsej, regjimi e ka arrestuar 13 herë, e ka dënuar pesë herë dhe e ka dënuar me gjithsej 31 vjet burg dhe 154 kamxhikë. Zonja Mohammadi është ende në burg ndërsa flas. Në dhënien e çmimit Nobel për Paqen këtë vit, Komiteti Norvegjez i Nobelit nderon luftën e saj të guximshme për të drejtat e njeriut, lirinë dhe demokracinë në Iran.”

 

Advertisement

Në shtator të vitit 2022, një grua e re kurde, Mahsa Jina Amini, u vra ndërsa ishte në paraburgim nga policia iraniane.

 

Vrasja e saj shkaktoi demonstratat më të mëdha politike kundër regjimit teokratik të Iranit që kur erdhi në pushtet në vitin 1979.

Nën sloganin “Gruaja – Jeta – Liri”, qindra mijëra iranianë morën pjesë në protesta paqësore kundër brutalitetit dhe shtypjes së grave nga autoritetet.

Advertisement

 

Regjimi shtypi ashpër protestat: më shumë se 500 demonstrues u vranë. Mijëra u plagosën. Të paktën 20 000 njerëz u arrestuan dhe u mbajtën në paraburgim nga regjimi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy