“Nuk jemi paguar”/ Spikeri i lajmeve ndërpret papritmas edicionin, ankohet për rrogat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk jemi paguar”/ Spikeri i lajmeve ndërpret papritmas edicionin, ankohet për rrogat

Ky është momenti kur një folës lajmesh në Zambia ka ndërprerë edicionin, duke u ankuar se ai dhe kolegët e tij nuk kanë marrë ende pagat.

 

Veprimi i spikerit, Kabinda Kalimina bëri bujë gjatë edicionit të lajmeve në “TV KBN”, kur tha se ai dhe gjithë stafi nuk ishin paguar.

 

Advertisement

Kalimina e nisi edicionin si zakonisht, duke lexuar titujt kryesorë të lajmeve, kur papritmas u ndal dhe filloi të ankohej në transmetim të drejtpërdrejtë.

 

Duke folur para kamerës, ai tha: “Larg lajmeve, zonja dhe zotërinj, ne jemi qenie njerëzore. Ne duhet të paguhemi. Fatkeqësisht, ne në KBN nuk jemi paguar. Sharon dhe asnjë tjetër nuk ka marrë pagë, përfshirë dhe mua. Duhet të paguhemi”.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy