“Nuk mund të na ndalojnë”, rrëfehet kontrabandisti i refugjatëve: Nuk më interesojnë njerëzit që vdesin, do vazhdoj t’i dërgojë në Angli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk mund të na ndalojnë”, rrëfehet kontrabandisti i refugjatëve: Nuk më interesojnë njerëzit që vdesin, do vazhdoj t’i dërgojë në Angli

Teksa problemi i emigrantëve që kërkojnë të kalojnë detin për një jetë më të mirë është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes për shkak të mbytjes e vdekjes tragjike të shumë prej tyre, mediat britanike kanë intervistuar një kontrabandist.

“Kontrabandisti i pashpirt i emigrantëve thotë se nuk më interesojnë vdekjet”, shkruhet në media, pasi 27 persona humbën jetën në tragjedinë e Calais.

Afgani i intervistuar nga The Sun, i cili dha edhe emrin e tij Bibi në një kamp në një pyll pranë Dunkirk u zotua se “do të vazhdojë të dërgojë njerëz në Angli, ku ata duan të shkojnë – me anije dhe në mënyra të tjera”.

Ndërmjetësi i një bande kontrabande emigrantësh më tej është ‘mburrur’ duke thënë se nuk ndjen asnjë faj për dërgimin e njerëzve në rrezik, ndërsa shtoi  se rrjetet e pamëshirshme të trafikimit nuk kujdeseshin për viktimat dhe do të vazhdonin të bënin tregtinë e tyre të ndyrë.

Advertisement

“Njerëzit nuk janë të frikësuar dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që bëjmë. Francezët nuk mund dhe nuk do të na ndalojnë. Unë nuk ndihem fajtor për atë që po bëj. Vdekjet nuk do të më ndalojnë”, përfundoi ai.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy