LSM: Deputetët të ndalojnë lojërat e tyre politike dhe të miratojnë ndryshimet për të dielën ditë jo pune

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot përsëri u bëri thirrje deputetëve të ndalojnë lojërat politike dhe të votojnë ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e punës, me të cilën e diela duhet ta shpallet ditë jo pune.

“I bëjmë apel deputetëve që të numërojnë dhe rillogarisin edhe një herë, çfarë ata humbasin dhe çfarë dëmi po iu bëjnë punonjësve, dhe njëkohësisht çfarë dëmi po i bëjnë vetes.

U bëjmë thirrje të gjithë atyre që mendojnë keq për punëtorin që të ndalojnë lojërat dhe ballafaqimet politike në kurrizin e atyre që i votojnë”, thuhet në njoftimin e sotëm nga LSM.

Ndryshimet në Ligjin e Punës kanë ngecur në Komisionin Parlamentar për Punën dhe Politikën Sociale. Pasi ta kenë kaluar këtë Komision, ata duhet të votohen në seancë plenare. Propozimi që e diela të jetë ditë jo pune duhet të zbatohet nga 1 tetori.

Advertisement

Kryeministri Zoran Zaev gjithashtu deklaroi sot se nuk është korrekte të bllokohen ligjet në Kuvend dhe se duhet të ketë përgjegjësi para qytetarëve./Telegrafi/

LSM: Deputetët të ndalojnë lojërat e tyre politike dhe të miratojnë ndryshimet për të dielën ditë jo pune shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy