Nxehtësi ekstreme dhe koronavirus, një “recetë” që vret njerëz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nxehtësi ekstreme dhe koronavirus, një “recetë” që vret njerëz

Qysh në fillim, pandemia e COVID-19 ka zbuluar pabarazinë sociale dhe ekonomike. Në mënyrë disporpocionale, më shumë janë vrarë njerëz me ngjyrë, të moshuar, ata me sëmundje të tjera. Tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po artikulohet një tjetër rrezik.

Teksa vendi djersin për shkak të të nxehtit, një tjetër kërcënim i padukshëm po afrohet. Disa ekspertë kanë dhënë alarmin se koronavirusi i bërë bashkë me nxehtësinë ekstreme mund të jetë një kombinim i rrezikshëm që merr edhe jetë.

Advertisement

Temperaturat e larta mund të kërcënojnë këdo, por ata që janë më të rrezikuarit nga virusi, janë edhe më të rrezikuarit nga ekspozimi ndaj nxehtësisë. Për njerëzit, këshillohet që për tu mbrojtur nga COVID-19, duhet të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi. Por kjo mund të mos jetë një zgjidhje e mirë nëse në shtëpi nuk janë kushtet për të përballuar nxehtësinë.

“Për të qëndruar të sigurt nga koronavirusi, ju duhet të qëndroni në shtëpi. Kjo është e vërtetë nga një këndvështrim. Por nëse ju nuk keni freski mjaftueshëm, ju mund të mos jeni të mbrojtur nga sëmundja”, tha studiuesi Dave Hondula.

Sipas tij, nxehtësia ekstreme mund të vrasë. Kur shihen vdekjet në SHBA që vijnë si pasojë e kushteve të motit, në to bëjnë pjesë edhe temperaturat e “çmendura”. Sipas raporteve, i nxehti vret mesatarisht 702 persona çdo vit.

Advertisement

Kërcënimi është më i madhi për të moshuarit, fëmijët e vegjël, njerëzit mbipeshë dhe ata që punojnë jashtë ose ushtrojnë ushtrime gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.

Ekspertët gjithashtu tregojnë për izolimin social si shqetësim kur bëhet fjalë për nxehtësinë ekstreme. Ata rekomandojnë që njerëzit të kontrollojnë anëtarët e familjes në rrezik ose fqinjët të paktën dy herë në ditë për të parë kushtet e tyre.

Advertisement

Nxehtësi ekstreme dhe koronavirus, një “recetë” që vret njerëz shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy