Vret djalin 11 vjeç dhe më pas vetëvritet/ Tragjedinë e paralajmëron në facebook

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vret djalin 11 vjeç dhe më pas vetëvritet/ Tragjedinë e paralajmëron në facebook

Një 47-vjeçar, punëtor në një kompani mekanike,vrau djalin e tij 11-vjeçar në Rivara , në zonën e Torinos në Itali, duke e qëlluar atë me një armë që mbante në mënyrë të paligjshme.

Claudio Baima Poma më pas e ktheu armën kundër vetes dhe i mori jetën vetes. Me një postim të gjatë në Facebook drejtuar ish partneres, 47-vjeçari shpjegoi arsyen e gjestit: “Unë e humba betejën kundër depresionit . Ne ​​po shkojmë në një udhëtim të gjatë ku askush nuk mund të na ndajë”.

Më pas 47 vjecari shpjegon më gjatë arsyet që e cuan drejt këtij vendimi tragjik duke iu drejtuar ish gruas së tij:

Advertisement

Nuk na mungonte asgjë për të qenë në gjendje të bënim një jetë të qetë dhe pa ndonjë problem, duke pasur një familje normale. Andrea dhe unë nuk mund të qëndronim larg as për një sekondë të dytë … Tani po largohemi për një udhëtim të gjatë ku askush nuk do të mund të na ndajë, larg gjithçkaje, larg vuajtjeve. Ju do të jeni në gjendje të ndani trupat tanë, por jo shpirtrat tanë, sepse ata do të jenë gjithmonë pranë njëri-tjetrit. Andrea dhe babai i tij përgjithmonë së bashku … “.

Në fund ka lënë edhe një mesazh: “Nëse në rrugën tuaj takoni një person në depresion, ndihmojeni, ju mund t’i shpëtoni jetën e tij dhe ndoshta dikujt tjetër.”

Advertisement

Nëna e fëmijës e ka quajtur frikacak ish bashkëshortin e tij:

“Ata ishin shumë të afërt, më së shumti mendova se mund të më lëndonte mua por kurrë Andrean. Frikacak … Ai më fajësoi mua për gjërat me të cilat nuk ishte në gjendje të merrej”.

Advertisement

Gruaja ishte ndarë nga 47-vjeçari një vit e gjysmë më parë, pas dymbëdhjetë vjetësh lidhje dhe kishte shkuar për të jetuar jo shumë larg shtëpisë ku ndodhi tragjedia.

Advertisement

Vret djalin 11 vjeç dhe më pas vetëvritet/ Tragjedinë e paralajmëron në facebook shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy