Nxënësit ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Turqi/ Mësuesja shqiptare: Të rinjtë kanë pësuar traumë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nxënësit ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Turqi/ Mësuesja shqiptare: Të rinjtë kanë pësuar traumë

Turqia është në zi kombëtare pas goditjes nga tërmeti i fuqishëm që shkaktoi dhjetëra mijëra të vdekur. Shkollat janë të mbyllura,ndërsa institucionet, organizatat, si dhe njerëz vullnetarë janë mobilizuar për të ndihmuar të mbijetuarit në zonat e shkatërruara.

 

Teuta Tabaku, mësuese e gjuhës shqipe në Turqi prej 30 vitesh , thotë se ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin në 55 vjetët e fundit.

Nga qyteti Bursa, Tabaku tregoi se po punohet intensivisht për të mbledhur sa më shumë ndihma.

Advertisement

 

TEUTA TABAKU

MESUESE NE TURQI

 

Advertisement

“Edhe ne që nuk jetojmë në ato qytete jemi shumë të prekur nga ana psikologjike, morale, mundohemi që të organizohemi sa më mirë me mini-bashkitë që kemi në qytetet tona për të ndihmuar sa më shumë dhe sa më shpejtë që ndihmat të shkojnë në kohë dhe të bëjnë punë për njerëzit që janë të dëmtuar, sepse kushtet atmosferike, sidomos natën temperaturat arrin diku deri -10 gradë”

 

Teuta Tabaku e cila e ka përjetuar edhe tërmetin e vitit 1999 në Turqi, thotë se ky i fundit mund të cilësohet edhe më i rëndë.

 

Advertisement

Ajo shton se pas mbylljes së shkollave kanë vendosur që të komunikojnë me nxënësit qoftë edhe për një ose dy orë në ditë, në mënyrë që të lehtësojnë anën e tyre psikologjike.

 

“Sistemi arsimor funksionon, shumë pak, sepse me të vërtetë është një gjendje kaotike, unë për shembull që jap mësimin në gjuhën shqipe duke biseduar me disa prindër e kishin të nevojshme që fëmijëve tu jepja gjysmë ore ose 20 minuta ose 10 minuta në ditë, të paktën të largoheshin pak nga kompjuterët, televizionet, fotografitë apo gjendjen që e japin kanalet televizive. Po funksionojmë nga pak çdo ditë duke i marrë një nga një, sepse ka familje që janë shkatërruar komplet, ka familje që kanë vdekur nga 4 apo 5 veta, dhe kjo është një gjendje shumë e rëndë.”

 

Advertisement

Edhe shumë arsimtarë të tjerë janë angazhuar për tu ardhur në ndihmë personave në nevojë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy