Tërmeti në Turqi/ Zukali: Mund të jetë rrezikuar edhe një fshat shqiptarësh, situata shumë e vështirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërmeti në Turqi/ Zukali: Mund të jetë rrezikuar edhe një fshat shqiptarësh, situata shumë e vështirë

Kryetari i Shoqatës Vatra Bora Zukali ka reaguar pas tërmetit apokaliptik që tronditi Turqinë.

 

Në një intervistë për emisionin 7pa5 në Vizion Plus me Alma Çelaj dhe Xhoi Malësia, Zukali u shpreh se një fshat me popullsi shqiptare mund të jetë e rrezikuar. Ai theksoi se deri tani nuk ka asnjë kontakt me komunitetin atje, për shkak se linjat e telefonave dhe internetit nuk punojnë.

 

Advertisement

“Në këtë moment nuk kam pasur kontakte sepse në zonën e prekur nuk kap telefoni dhe interneti. Në ato zona ka fshatra shqiptarë dhe nuk e dimë se si është situata. Në adan janë disa fshatra shqiptarë që kanë ardhur nga Kosova. Për ne çfarëdo të jetë, si shqiptar edhe turk është shumë i rëndë”, tha Zukali.

 

Kryetari i Vatrës, theksoi më tej se në Turqi situata është e rëndë, kjo edhe për shkak të kushteve të rënda atmosferike, ku temperaturat janë të ulta dhe kanë nisur reshjet e dëborës.

 

Advertisement

Gjithë vendi është në panik. Është një problem i madh sepse me mijëra vetë janë në spital, të plagosur rëndë, qindra kanë vdekur dhe shumë pallate janë dëmtuar. Lëkundjet vazhdojnë dhe koha është shumë e ftohtë, ka dëborë. Jashtë është një situatë shumë e rëndë”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy