OBSH: Kufijtë nuk duhet të mbyllen përkundur variantit të ri Omicron

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Varianti “Omicron”  i koronavirusit  duket se po përhapet edhe në Evrope.

 

Ministrat e Shëndetësisë të G7 do të mbajnë një takim urgjent këtë të hënë për të diskutuar rreth variantit të ri të Covid- 19.

 

Advertisement

Ndërkohë mjekët në Afrikën e Jugut i kanë bërë thirrje shteteve  që të mos përfshihet nga paniku pasi ndërsa rastet me koronavirus në Afrikën Jugore janë rritur në mënyrë të konsiderueshme, shtrimet në spital dhe vdekjet kanë vijuar që të jenë të ulëta.

 

Sipas eksperteve do të duhen edhe dy javë të tjera për të  pare nëse rritja e numrit të rasteve është pasojë e variantit të ri.

 

Advertisement

Edhe organizata botërore e shëndetësisë në një deklaratë të publikuar theksoi se nuk është ende e qartë nëse Omicron është më i transmetueshëm në krahasim me variantet e tjera, përfshi këtu edhe atë Delta.

 

OBSH-ja bëri thirrje që kufijtë të mos mbyllen duke arsyetuar se kufizimet e udhëtimeve mund të kenë efekte negative mbi jetesën dhe zinxhirët e furnizimit në vendet afrikane.

 

Advertisement

Mutacioni i ri është përhapur, në Kanada, Britani, Gjermani, Francë, Danimarkë, Itali, Holandë, Belgjikë, Izrael, Hong Kong, Australi, Afrika e Jugut dhe vende të tjera të kontinentit afrikan.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy