minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
OBSH, thirrje për të mos politizuar debatin për origjinën e koronavirusit - Struga.info


OBSH, thirrje për të mos politizuar debatin për origjinën e koronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBSH, thirrje për të mos politizuar debatin për origjinën e koronavirusit

Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë kritioi të premten debatin e lindur kohët e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës lidhur me hetimet për zbulimin e origjinës së pandemisë së koronavirusit, duke thënë se i gjithë procesi mund të “helmohet nga politika”.

Duke folur në Gjenevë, shefi i emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr. Michael Ryan tha se ka të ngjarë që të duhen “studime të shumta” për të përcaktuar burimin e vërtetë të koronavirusit, duke thënë se kompleksiteti në këtë mes sugjeron që kjo mund të mos jetë e mundur.

Zoti Ryan tha se pretendimet e ditëve të fundit lidhur me origjinën e virusit, të nxitura nga urdhëri i Presidentit Joe Biden për agjencitë e zbulimit këtë javë mbi rinovimin e përpjekjeve të tyre për të hetuar burimin e koronavirusit, ishin kryesisht pa prova.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy