Ofron pastrimin e shtëpisë lakuriq/ E reja thotë se ka “bum” kërkesash pas izolimit: I bën njerëzit të lumtur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ofron pastrimin e shtëpisë lakuriq/ E reja thotë se ka “bum” kërkesash pas izolimit: I bën njerëzit të lumtur

Shefja e një kompanie pastrimi që e ofron shërbimin lakuriq thotë se biznesi i saj po lulëzon pas karantinës. Britanikja Nikki Belton, 34 vjeçe, e hapi biznesin në fillim të 2020. Por nuk e mbajti dot hapur për shumë gjatë për shkak të izolimit.

Por pasi masat u liruan, e reja thotë se kërkesa për pastrues të zhveshur është “ngritur në qiell”. Ajo beson se ky shërbim i çuditshëm i ndihmon njerëzit pas muajve të vështirë që kaluan. Punonjëset e saj ofrojnë shërbime të tilla si pastrimi me fshesë me korent, pastrimi i pluhurit, fshirja e sipërfaqeve për një çmim 75 paund në orë kur janë me të brendshme dhe 95 paund në orë kur janë të zhveshura plotësisht.

Advertisement

Në rastin e fundit, ato mbajnë vetëm doreza dhe maskë. Ato pastrojnë në distancë nga klientët. Nikki Belton thotë se fakti që pastrueset kanë më pak rroba gjatë punës, do të thotë më pak rrezik për të transmetuar koronavirusin sepse asnjëherë nuk i dihet ku është.

“Unë mendoj se puna jonë tani është më e rëndësishme se kurrë duke pasur parasysh situatën aktuale dhe biznesi ka ecur shumë mirë, kërkesa për një pastruese lakuriq është rritur. Të gjithë kanë qenë shumë të stresuar gjatë karantinës dhe ju ndihmojmë të pastroni. Ne jemi këtu për t’ju dhënë një buzëqeshje. Është mirë që njerëzit të kenë një shërbim të tillë pas ditëve të vështira që kaluam. Pastrimi lakuriq po sjell lumturinë, argëtimin dhe ndjenjën e mirëqenies pas bllokimit”, tha ajo.

Advertisement

E reja shpjegoi se pastrueset e saj kërkohen më shumë nga meshkuj që nuk mund të pastrojnë shtëpitë e tyre.

Ofron pastrimin e shtëpisë lakuriq/ E reja thotë se ka “bum” kërkesash pas izolimit: I bën njerëzit të lumtur shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy