OKB: 730 milionë njerëz vuajnë për bukën e gojës, ndërsa një miliard vakte hidhen çdo ditë në kosh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OKB: 730 milionë njerëz vuajnë për bukën e gojës, ndërsa një miliard vakte hidhen çdo ditë në kosh

Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara flet për një situatë alarmante lidhur me shpërdorimin e ushqimit si në vendet e varfëra, ashtu edhe në vendet e pasura.

OKB thotë se më shumë se 1 miliardë vakte hidhen çdo ditë në kosh, në vendet e varfëra dhe ato të pasura, pavarësisht faktit se më shumë se 730 milionë njerëz në mbarë botën kërcënohen nga uria.

Rreth një e pesta e ushqimit përfundon në koshin e plehrave me mbeturinat për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së aksesit në frigorifer, thuhet në raportin e OKB-së “Food Waste Index”.

Sipas OKB-së kostoja globale e hedhjes së udhqimeve pa kriter arrin afërsisht një miliard dollarë në vit. Familjet janë përgjegjëse për hedhjen e ushqimeve në plehra për rreth 60% të totalit të mbetjeve. Shërbimet ushqimore janë përgjegjëse për 28% të mbetjeve dhe shitja me pakicë për rreth 12%.

Advertisement

Inger Andersen, drejtoresha ekzekutive e Programit të Mjedisit të OKB-së, e cila hartoi raportin në bashkëpunim me Programin e Veprimit të Mbetjeve dhe Burimeve të Mbretërisë së Bashkuar (Wrap), i quajti mbetjet ushqimore që përfundojnë në kosh, ndërkohë që mund të konsumoheshin nga personat që janë në kushte urie si një “tragjedi globale” dhe e krahasoi atë me faktin se një e treta e njerëzve përballen me pasiguri nëse dp të kenë një vakt të nesërmen ose jo.

“Miliona njerëz do të mbeten të uritur sot, sepse ushqimi është shpërdoruar në të gjithë botën”, thkeksohet në raport.
Kombet e Bashkuara tani kanë të dhëna të besueshme nga më shumë se 100 vende, të cilat i kanë lejuar studiuesit të thonë me siguri se mbetjet e ushqimit janë një problem global, që prek si vendet në zhvillim ashtu edhe ato të zhvilluara.
Gjithashtu, sipas të dhënave, më shumë ushqime hidhen në vendet e ngrohta./Vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy