OKB: Kufizimet e Izraelit për ndihmën në Gaza janë një krim i mundshëm lufte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OKB: Kufizimet e Izraelit për ndihmën në Gaza janë një krim i mundshëm lufte

Kufizimet e rënda të Izraelit për ndihmat humanitare që hyjnë në Gaza dhe përdorimi i mundshëm i urisë si armë mund të përbëjë një krim lufte, tha sot OKB.

“Shkalla e kufizimeve të vendosura nga Izraeli për hyrjen e ndihmave në Gaza, si dhe mënyra në të cilën ai vazhdon të kryejë sulme mund të jetë përdorimi i urisë si një metodë lufte, e cila përbën një krim lufte”, tha Jeremy Lawrence, përfaqësues i Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, gjatë një konference të rregullt për shtyp në selinë e OKB-së në Gjenevë.

Izraeli ka mohuar se po bllokon hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, në Gaza, ministria e shëndetësisë e Hamasit në enklavën palestineze njoftoi sot se të paktën 31.819 palestinezë janë vrarë dhe 73.934 janë plagosur që nga 7 tetori në ofensivën ushtarake izraelite në Gaza.

Advertisement

Nëntëdhjetë e tre palestinezë u vranë dhe 142 u plagosën në 24 orët e fundit, sipas të njëjtit burim. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy