OKB: Lufta Rusi-Ukrainë nuk do të ketë asnjë fitues

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OKB: Lufta Rusi-Ukrainë nuk do të ketë asnjë fitues

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës absurde të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, i cili po shkakton vuajtje të tmerrshme njerëzore.

Guterres e quajti luftën ‘të pafitueshme’ dhe bëri thirrje për negociata serioze gjatë një konference nga një podium në selinë e OKB-së në qytetin e Nju Jorkut këtë të martë.

“Sa ukrainas dhe rusë do të vriten para se të gjithë të kuptojnë se kjo luftë nuk ka fitues ,vetëm humbës?” pyeti ai.

Guterres tha se miliona ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe se lufta nuk po shkon askund shpejt dhe se populli ukrainas po duron një ferr të gjallë.Ai ka bërë thirrje për ndërprerjen e luftës dhe fillimin e negociatave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy