OKB miraton rezolutën për armëpushim në Gaza, Izraeli: Hipokrite, vetëm do të zgjasë vdekjen dhe shkatërrimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OKB miraton rezolutën për armëpushim në Gaza, Izraeli: Hipokrite, vetëm do të zgjasë vdekjen dhe shkatërrimin

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar me shumicë dërrmuese një rezolutë jodetyruese që kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

153 shtete anëtare votuan pro, 10 kundër dhe 23 abstenuan, raporton BBC.

Kjo është një përpjekje e dytë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila në tetor bëri thirrje për “një armëpushim humanitar” në një rezolutë të miratuar me 121 vota pro, 14 kundër dhe 44 abstenim.

Përfaqësuesi i OKB-së për Izraelin, Gilad Erdan e quajti rezolutën “hipokrite” duke thënë se nuk përmend Hamasin.

Advertisement

Përfaqësuesi tha se një armëpushim “vetëm do të zgjasë vdekjen dhe shkatërrimin në rajon”.

“Nga armëpushimi do të përfitojnë vetëm terroristët që vjedhin ndihmën humanitare për veten e tyre”, tha ai, duke shtuar se do të ishte një “dënim me vdekje për shumë më tepër izraelitë dhe gazanë”./vizionplus.tv 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy