Olaf Scholz i ashpër me Putin/ Ne nuk do ta lejojme që Rusia të fitojë këtë luftë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Olaf Scholz i ashpër me Putin/ Ne nuk do ta lejojme që Rusia të fitojë këtë luftë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz gjatë fjalimit e tij në ditën e fundit të Forumit Ekonomik në Davos foli me tone të ashpra për presidentin rus, Vladimir Putin.

 

OLAF SCHOLZ
KANCELAR I GJERMANISE
“Një fuqi e madhe bërthamore po sillet sikur ka të drejtën të ricaktojë kufijtë. Putin dëshiron të ndryshojë rendin e botës në të cilin mund të vendosë ai se çfarë është e drejtë –ku liria, vendosmëria dhe sovraniteti nuk janë për të gjithë. Ne nuk mund të lejojmë që Putini të fitojë këtë luftë. Bota është në një pikë kthese. Nuk është vetëm Ukraina në rrezik, por edhe siguria e Evropës që u cënua sërish pas dy luftërave botërore. ”

 

Advertisement

Moska, sipas liderit gjerman, ka dështuar në objektivat e saj ushtarake, por ka arritur të bashkojë komunitetin ndërkombëtar . Duke u ndalur të sanksionet ndaj Kremlinit, Scholz nënvizoi se Berlini është duke punuar intensivisht për t’i dhënë fund varësisë nga importet e gazit rus.

 

OLAF SCHOLZ
KANCELAR I GJERMANISË
“Gjermania është duke punuar intensivisht ”për t’i dhënë fund varësisë së saj nga importet e gazit rus. Nuk ka asnjë dyshim se si Berlini ashtu edhe Bashkimi Evropian do t’i japin fund varësisë së tyre nga importet e energjisë nga Moska. Nafta ruse mund të hiqet plotësisht nga fundi i vitit.

 

Advertisement

Por masat ndëshkuese ndaj Rusisë kanë shkaktuar edhe bllokimin e eksporteve të grurit nga Ukraina. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, akuzoi Perëndimin se ka krijuar një situatë jo të favorshme për eksportin e drithëra me sanksionet e vendosura.

 

“Ne nuk i pranojmë në mënyrë kategorike këto akuza. Përkundrazi, ne fajësojmë vendet perëndimore për veprimet që kanë çuar deri në këtë pikë.” – u shpreh zyrtari i Kremlinit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy