“Omicron nuk shkakton të njëjtën sëmundje si një vit më parë, mjeku tregon çfarë ndodh në spitalet COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Omicron nuk shkakton të njëjtën sëmundje si një vit më parë, mjeku tregon çfarë ndodh në spitalet COVID

“Varianti i ri i Covid  ‘Omicron’ nuk shkakton të njëjtën sëmundje që kemi parë një vit më parë”, ka deklaruar një mjek i njohur imunolog në Britani, John Bell, profesor i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit dhe këshilltar i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Bell tha se megjithëse shtrimet në spital ishin rritur javët e fundit, ndërsa Omicron vijon të përhapet në popullatë, sëmundja “duket të jetë më pak e rëndë dhe shumë njerëz kalojnë një kohë relativisht të shkurtër në spital”.

Më pak pacientë kishin nevojë për oksigjen dhe kohëzgjatja mesatare e qëndrimit në spital ishte deri në tre ditë, tha ai.

“Skenat e tmerrshme që pamë një vit më parë ku njësitë e kujdesit intensiv ishin plot, shumë njerëz që vdisnin para kohe, kjo tani është histori, sipas këndvështrimit tim, dhe mendoj se duhet të jemi të sigurt se kjo ka gjasa të vazhdojë”, tha Bell për BBC Radio.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy