Presioni ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, po rritet për të sulmuar direkt Iranin, pasi tre ushtarë amerikanë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me dron ndaj një posti ushtarak amerikan në verilindje të Jordanisë.
Përderisa goditja e caqeve iraniane është një opsion, analistët thanë se SHBA-ja ka më shumë të ngjarë që të godasë një apo më shumë grupe me bazë në Irak dhe Siri, që mbështeten nga Irani. Megjithatë, ata e pranuan se për Uashingtonin po bëhet gjithnjë e më vështirë që të shmangë një konfrontim direkt me Teheranin.
Biden ka hezituar që të godasë direkt Iranin, nga frika se mund të zhysë Lindjen e Mesme në një konflikt më të madh. Ky rajon veçse po përballet me luftën në Gazë dhe Jemen dhe me sulmet e rebelëve të Huthit ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, si dhe kundërsulmeve të forcave amerikane dhe britanike ndaj rebelëve jemenas.
Por, vdekjet e ushtarëve amerikanë dhe dhjetëra të lënduarve gjatë sulmit me dron në postin ushtarak në Jordani, që njihet si Kulla 22 dhe që gjendet pranë kufirit me Sirinë, mund ta detyrojë SHBA-në që të ketë një përgjigje më të fortë se zakonisht. Përgjegjësinë për sulmin në Jordani e mori Rezistenca Islamike në Irak, një organizatë ombrellë e përbërë nga milicitë e mbështetura nga Irani.
Advertisement
Përmes një deklarate të lëshuar më 28 janar, Biden në mënyrë eksplicite fajësoi “grupet radikale militante të mbështetura nga Irani që operojnë në Siri dhe Irak”, por nuk tha se Teherani e kishte urdhëruar sulmin.
Ndërkaq, më 30 janar presidenti amerikan tha se ka vendosur se si të përgjigjet për sulmin ndaj ushtarëve në Jordani, por nuk tregoi më shumë detaje.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, bëri një deklaratë të ngjashme, duke thënë se milicitë ishin përgjegjëse për sulmet, duke përsëritur zotimin e Bidenit se SHBA-ja “do të përgjigjet në kohën dhe vendin që zgjedh vetë”.
Si do të mund të dukej përgjigja amerikane?
Një sërë zërash në Kongresin amerikan – shumica republikanë – po i bëjnë thirrje administratës amerikane që të bëjë një goditje të drejtpërdrejtë ndaj Iranit.
Advertisement
“Goditeni Iranin tani. Goditni ashpër”, kërkoi senatori Lindsay Graham, republikan nga Karolina e Jugut.
Senatori republikan nga Arkansasi, Tom Cotton, që është një kritik i madh i politikave të administratës Biden ndaj Iranit, insistoi se vdekja e tre ushtarëve amerikanë justifikon “një hakmarrje shkatërruese ushtarake ndaj forcave terroriste të Iranit, si në Iran ashtu edhe në mbarë Lindjen e Mesme”.
Megjithatë, analistët thanë se shënjestrimi i Gardës Revolucionare Islamike, veçmas në territorin iranian, do të shihej nga Teherani si një përshkallëzim i madh.
“Ideja që të shënjestrohen pozicionet e Gardës brenda Iranit do të dukej racionale vetëm nëse SHBA-ja do të kërkonte një luftë në shkallë të gjerë me Iranin, një skenar që aktualisht duket se nuk ekziston”, tha për Radion Evropa e Lirë, Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin gjerman për Çështje të Sigurisë në Berlin.
Advertisement
Në vend të kësaj, SHBA-ja ka më shumë të ngjarë të godasë milicitë në Irak dhe Siri, që mbështeten nga Irani, në një mënyrë që do të kënaqte zërat e shqetësuar në SHBA.
“Rrjedhimisht, SHBA-ja mund të vendosë që të shënjestrojë liderët e lartë të milicive irakiane”, tha Azizi. “Unë mbetem skeptik se një masë e tillë do të shërbejë si një masë efektive parandaluese, por zyrtarët amerikanë mund ta konsiderojnë rrezikun e kësaj qasjeje si më të pranueshëm sesa rrezikun e një goditjeje direkte ndaj Iranit”.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.