Oxford-i do të provojë një “koktej” të dy vaksinave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Oxford-i do të provojë një “koktej” të dy vaksinave

Ekspertët në Universitetin e Oksfordit do të provojnë një kombinim mes dy vaksinave të ndryshme kundër COVID-19, AstraZeneca dhe Pfizer.

 

Studimi, i pari i këtij lloji në botë, do të përfshijë 820 vullnetarë mbi moshën 50 vjeç.

 

Advertisement

“Nëse vërtetojmë se këto vaksina mund të përdoren së bashku, fleksibiliteti në shpërndarjen e tyre do të rritet ndjeshëm”, tha profesori Matthew Snape, një studiues dhe autori kryesor i studimit.

 

Studiuesit do të shqyrtojnë edhe sesa kohë duhet ndërmjet dozës së parë dhe dozës së dytë. Fillimisht, industria farmaceutike rekomandoi që intervali të ishte 4 javë, ndërsa autoritetet britanike preferojnë të jetë deri në 12 javë.

 

Advertisement

Vaksina të tjera pritet të shtohen në studim sapo të miratohen në Mbretërinë e Bashkuar, me rezultatet e para që do të shpallen rreth korrikut.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy