
“Palermo është e jona dhe jo e Cosa Nostra-s”. Me këto thirrje qytetarët e Palermos u mblodhën mbrëmjen e së hënës përpara rajonit të policisë, Carlo Alberto Dalla Chiesa, pas kapjes së bosit të mafies, Matteo Messina Denaro.
Dhjetëra të rinj brohoritën për arrestimin e tij, teksa me flamuj dhe parulla falënderonin policinë.
FLASIN QYTETARET
“Ne jemi këtu si qytetarë të ndershëm dhe për ta vlerësuar këtë operacion. Jemi këtu për të falënderuar dhe kujtuar që shteti ekziston dhe sot u shënua rezultati.
Advertisement“Mafia nuk mposhtet, por ky është momenti për të falënderuar forcat e rendit. Ne e lëmë mënjanë politikën sot”
Denaro konsiderohej si trashëgimtari i “fronit” të Mafias siciliane, që prej arrestimit të Toto Riina-s në vitin 1993 dhe kalimit në izolim të plotë të mikut të tij, Bernardo Provenzano.Ai ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje, mes të cilave ajo e të voglit Giuseppe di Matteo, djali i një të penduari i cili u shkri në acid, pasi u mbajt peng për dy vite.
Denaro është dënuar edhe si pjesëmarrës në një atentatet ku humbën jetën dy prokurorë më të famshëm të antimafias italiane, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino si dhe për disa ngjarje të tjera mafioze.