PAMJE TË RËNDA/ Babai iu vra nga sulmet me raketa, djali vrapon mes lotësh drejt trupit të pajetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PAMJE TË RËNDA/ Babai iu vra nga sulmet me raketa, djali vrapon mes lotësh drejt trupit të pajetë

Mes Izraelit dhe Hamasit po zhvillohet një luftë me raketa, që pas ka lënë dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur. Pamjet që vijnë nga përplasja e ashpër mes tyre janë të rënda.

 

Së fundmi, është publikuar momenti prekës kur një djalë i mitur palestinez qan me ngashërim për babanë e tij, që ka humbur jetën për shkak të sulmeve me raketa. Njerëzit që mbajnë trupin e pajetë mundohen ta qetësojnë djalin.

 

Advertisement

Që nga dita e hënë, militantët e Gazës lëshuan mbi një mijë raketa të cilat u pasuan me shpërthime në të gjithë zonën e populluar dendur të Tel Avivit. Ndërsa Izraeli u kundërpërgjigj duke rrafshuar një ndërtesë 12-katëshe të përdorur nga grupi militant Hamas.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy