Pandemia falimentoi gratë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pandemia falimentoi gratë

Katër mijë kompani të drejtuara nga gratë u mbyllën gjatë vitit 2020 në Itali. Sipas raportit të Zyrës së Studimeve Festive të publikuar me rastin e Ditës së Gruas pandemia e koronavirusit goditi rëndë gratë. Në raport pasqyrohet se në fund të vitit 2020 bizneset e drejtuara nga gratë, pësuan rënie me 4 mijë biznese më pak se në vitin 2019.

Të dhënat në fund të vitit 2020, siç rezulton nga llogaritjet, tregojnë se menaxhimi i urgjencës shëndetësore ka prodhuar një pengesë sidomos për sipërmarrëset e reja.

Është e qartë se vështirësitë e paraqitura nga bllokimet dhe kufizimet si pasojë e pandemisë, në dimensionin e familjes kryesisht janë vuajtur nga gratë dhe shifrat e këtij studimi tregojnë uljen e numrit të bizneseve nga gratë në të gjithë vendin.

Edhe Instituti Grattan në Australi, ka nxjerrë një raport i cili tregon se gratë australiane u goditën nga një “tronditje e trefishtë” gjatë recesionit të shkaktuar nga Covid-19. Përfundimet zbuluan se gratë kishin më shumë të ngjarë të humbnin punën e tyre dhe të bënin shumë më tepër punë të papaguara dhe më pak të ngjarë të merrnin mbështetjen e qeverisë.

Advertisement

Raporti vë në dukje se, gjatë kulmit të rrënimit ekonomik, prillin e kaluar , pothuajse 8% e grave australiane humbën vendet e tyre të punës, krahasuar me punësimin e meshkujve që ra vetëm me 4%.

Sheffja ekzekutive e Institutit Grattan, Danielle Wood dhe studiuesja kryesore e raportit të ri, të publikuar  për Ditën Ndërkombëtare të Grave, tha se politikëbërësit australianë “dukeshin të pavëmendshëm për faktin se ky recesion ishte i ndryshëm nga krizat e mëparshme”.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy